Search
E enjte 21 Shtator 2017
  • :
  • :

Ros me mustard dhe arom portokalli

IMG_4207

 

Le të filloje sezoni i festave dhe në Tavolinë. Kjo pjatë nuk duhet të mungoj në tavolinën tuaj këtë vitë, bëhuni pak më tradicional dhe në vëndë të gjelit të detit gatuani një tjetër shpend për familjen tuaj.

 

Perbersit per 6 persona

 

 

1 ros rreth 1 kg e gjysëm

2 lugë gjalpe të butë në temperaturë ambjenti

2 lugë mustardë

2 lugë lëkura  e grira të një portokalli

1 gotë verë të bardhë

2 lugë të vogla kripë

lëngu i 1 potokalli

1 lugë vaj ulliri

Pak gjethe trumëze

Pak piper të zi

Për Garniturën shoqëruese

300 gr. patate

Një grushtë ullinjë

6  karrota

1 portokall

1 kokë hudhre

disa deg rozmarine

2 lugë vaj ullir

1 lugë të vogël kripë

Pak piper të zi

Pergatitja

 

 

Nëse dëshironi një natë më parë se ta përgatisni mund ti jepni një val me ujë me kripë rosës për nja 25-30 minuta . Pa ja prishur formën e bukur të saj

Ose mund dhe ta bëni direkt, unë jam mësuar me mishin e fort të saj dhe e bëj pa zierë.  Në të dyja rastet përzieni  gjalpin me lëkurat e portokallit, vajin, kripë, mustardën, gjethe trumze, pak piper të zi dhe me këtë përbërje lyeni mirë rosën nga të gjitha anët. Kriposeni mirë dhe brënda. Vendoseni në frigoriferë të pushojë gjithë natën.

Në momentin e pjekjes bëjini disa të çara mbi gjoks dhe futeni të piqet në furrën e nxehur më parë në 200°C derisa ti fillojë ti thekëriset lëkura.

Pastaj uljani gradacioni  furrës në 160°C dhe lëreni të piqet nja dy orë të mira, për ju që nuk e keni zjerë më parë dhe nja 3 orë të mira.

Ndërkohë përzieni lëngun e portokallit me verën dhe me këtë përbërje njomeni  rosën herë pas here që mos ju thahet mishi. Avujt e lëngut e gatuajnë dhe e mbajnë të butë në brëndësi.

Kthemi te garnitura, qëroni patate me karrotat dhe jepini një val të shpejtë në ujë me kripë për 15 minuta.

Shtrojini në një tavë me letër furre poshtë, kriposi piperoseni shtoni ullinjtë, jepini një të përzierë me duar që produktet të lyhen mirë me vajin, vendosni dhe portokallin e ndar në gjysëm dhe hudhrën e ndar në gjysëm gjithashtu.

Futini të piqen një katë me lartë se rosa afër fundit të pjekjes së saj. Rreth 40 minutat e fundit.

Nuk jua këshillojë pjekjen e garniturës në të njëtën tavë me rosën pasi yndyra e tepërt e saj do ju prishi shijen.

Kur patatet të jenë pjekur lartë ndrojeni  vëndin me taven e rosës duke ulur patatet poshtë dhe rosën vendoseni  gjithashtu sipër. Rregullohuni pak vet sipas nevojave tuaja.

Shërbejeni rosën me kontornon dhe dekorojeni  me gjethe  rozmarine.

Gëzuar Festat 🙂

 

 

IMG_4199

 

 

IMG_4200

 

 

 

 

 

 

Vlersoni Receten
1
2
3
4
5
Vlerso
     
Anullo

Vlersoni Receten

Vleresimi Mesatar:  
 1 Vleresime

Shume e mire per nje darke feste