Search
E enjte 24 Gusht 2017
  • :
  • :

Rizoto me Barolo dhe çikore të kuqe

IMG_3608

Ndoshta me siguri do të konsiderohej si pjata e festave për koston që ka dhe shijen tejet të mirë. Por e di që për festat e fundvitit ndoshta doni diçka që të përgatitet kohë më para dhe ju të rrini të qeta pasi rizotos duhet ti rrish në kok. Provojeni ndoshta drekën e Krishtlindjes për të sjell këto ngjyra kaq të bukura në tavolinën tuaj. 15 minuta kohe do ju marri gjithsej.

 

Perbersit per 4 persona

 

1 qep e bardhë e embël

1 filxhanë çaji oriz për rizoto

1 rrënjë çikore e kuqe

2 gota verë të kuqe Barolo, në munges zvëndesojeni me një verë të kuqe të embël dhe të plote siç është Merloti jonë.

2 lugë gjalpë

2 lugë vaj ulliri

2 lugë  djathë parmixhano të grirë

800 ml. lëngë vegjatal të nxehtë

1 lugë të vogël kripë

Pak piper të zi

Pergatitja

 

 

 

IMG_3607

 

Grini shumë imët qepën. Vendosni 1 lugë gjalpë të shkrihet sëbashku me vajin dhe fusni brënda në të qepën. Kaurdiseni paksa derisa të zbutet mirë, mos e lini të digjet. Shtoni dhe orizin në të, thekëriseni paksa. Kriposeni, piperoseni dhe shuajeni me verën. Lëreni derisa vera të avulloje dhe shtoni pak nga pak lëngun vegjetalë të nxehtë duke e përzierë vashdimishtë. Shtoni dhe pjesën e bardhë të çikores dhe lëreni të ziejë sëbashku me orizin. Gjithmonë duke i shtuar ujë dhe trazuar herë pas here deri në zierjen perfundimtare të tij por pa e shkërmoqur atë.

Diku nga mesi shtoni dhe pjesën e mbetur të çikores dhe lini mënjanë  disa pjes për dekorin final. Kur orizi të jet gati hiqeni nga zjarri, shtoni djathin e grirë dhe lugën tjetër të gjalpit , përziejni që ta bëni kremoz dhe shërbejeni duke i dekoruar me çikoren që ruajtëm mënjanë.

IMG_3609

 

Ju bëftë mirë 🙂

 

 

 

Vlersoni Receten
1
2
3
4
5
Vlerso
     
Anullo

Vlersoni Receten

Vleresimi Mesatar:  
 0 Vleresime