Search
E mërkurë 18 Tetor 2017
  • :
  • :

Revani me semolina dhe rrush të thatë

IMG_3850

 

Po vjen fundjava dhe mendova  t’ju vendos një recetë që e përgatita një nga fundjavat e shkuara për familjen time. Me pak përbërës që mu ndodhën në shtëpi doli një ëmbëlsirë e këndëshme. Miellin semolina e gjeni kollaj dhe në Shqipëri në supermarketet e furnizuar mirë.

 

Perberesit 0

 

 

 

350 gr. miell semolina

50 gr. miell orizi ose niseshte patatesh

200 gr. rrush të thatë

3 vezë të mëdha

100 gr. sheqer kaf

70 gr. gjalpë në temperaturë ambjenti

gjysëm luge të vogël sod buke

1 pako pluhur pjekës për ëmbëlsira

170 ml. kos

lëkurat e grira të 1 limoni

1 lugë e vogël kanell

100 gr. fletë bajamesh

Për sherbetin:

500 ml. ujë

200 ml. mjaltë

100 ml. sheqere kaf

1 shkop  kanelle

2-3 karafila

Pergatitja

 

 

 

Vendosni rrushin në ujë të ftohtë të zbutet

Rrihni sheqerin mirë e mirë me gjalpin dhe shtoni një nga një vezët. Përzieni akoma derisa të keni një mas shkumoze. Bashkoni dhe kosin gjithmone duke e përzierë mirë.

Miellin semolina  bashkojeni me miellin e orizit ose niseshten, sodën, pluhurin pjekës dhe kanellën.  Shtojeni duke e situr te masa me miell dhe sheqer. Përzijei me delikates me një lugë druri  më pas shtoni  rrushin e thatë të shtrydhur nga uji dhe lëkurat e limonit.

Përzijeni me kujdes por jo shumë pasi mielli semolina kur punohet shumë nuk fryhet dhe rezultati do jetë një revani  e ulët dhe shumë e ngjeshur.

Derdheni brumin  në tavë të lyere me gjalpë dhe të pluhërosur me miell. Sipërfaqen e Revanis  mbulojeni me fletë bajamesh dhe piqeni në furrën e nxehur më parë në 180°C për 20 minuta. Hiqeni dhe lëreni të ftohet dhe të kullojë. Ndërkohë përgatisni sherbetin duke bashkuar ujin me mjaltin dhe sheqerin, shkopin e kanellës dhe karafilat. Lëreni mbi zjarr  10 minuta pas fillimi të zierjes.

Priteni revanin në rombe dhe njomeni me shërbetin. Lëreni të ftohet komplet dhe vendoseni në frigorifer të pushoj gjithë natë. Të nesërmen e keni gati për ta konsumuar.

 

IMG_3848

Ju bëftë mirë 🙂

 

Vlersoni Receten
1
2
3
4
5
Vlerso
     
Anullo

Vlersoni Receten

Vleresimi Mesatar:  
 0 Vleresime