0 0
Qofte me lëng

Qofte me lëng

Receta është shkëputur nga libri im i parë Jeto Dashuro Ushqehu te kategoria më e dashur për mua "Arom Shtëpie"

Shijojeni :)

Ingredients

  • Për qoftet

  • Për lengun

Directions

Share

 

Një pjatë dimërore që – “të sjell shpirtin në vend” – thonë të vjetrit,  sidomos për ato ditë të ftohta kur kthehesh nga puna dhe do diçka që të të ngrohë trupin dhe shpirtin. Kjo pjatë është për mua aroma e shtëpisë.

 

 

Fillimisht përgatitni qoftet. Thekni fetat e bukës dhe kalojini në një mikser së bashku me hudhrat dhe qepën. Në një enë të bollshme, bashkoni mishin e grirë me vezët, bukën e thekur të grirë me qepën dhe hudhrat, kripë, rigon, piper të zi, sodën e bukës dhe mendrën e grirë trashë. Punojeni brumin me duar derisa të lidhet me përbërësit dhe formoni qoftet duke i lyer pak duart me vaj ulliri që të mos ju ngjiten nëpër duar.

Në një enë të bollshme vendosni pak vaj ulliri dhe skuqni qoftet mirë nga të dyja anët, hiqni dhe ruajini mënjanë. Në të njëjtën enë shtoni gjalpin dhe kur ai te shkrijë, bashkoni dhe miellin, skuqeni paksa dhe shuajeni me uthull. Lëreni derisa uthulla të avullojë dhe shtoni ngadalë lëngun e mishit të nxehtë, duke e përzier vazhdimisht që të mos t’ju formohen kokrriza. Kriposeni, shtoni hudhrat e shtypura dhe pak piper të zi dhe lëreni të gatuhet në zjarr të ngadaltë për disa minuta. Pastaj vendosni te lengu qoftet dhe arrat e copëtura, por jo të bëra pluhur. Lëreni të ziejë përsëri rreth 15 minuta të tjera ose kur shikoni që lëngu është ajkosur

(Visited 44 times, 1 visits today)

Recipe Reviews

There are no reviews for this recipe yet, use a form below to write your review
previous
Biskota me gjalpë kikiriku
next
Hummus me kungull dimëror pa salcë Tahin
  • 44 Views
  • Serves 4
  • Medium

Share it on your social network:

Or you can just copy and share this url

Ingredients

Adjust Servings:
Për qoftet
400 gram Mish i grirë viçi
2-3 thelpinjë Hudhra
1 tufë e vogël Mëndër
2 Vezë
2 Feta buke
1 Qep
Pak Rigon
Pak Kripë
Pak Piper të zi
2 lugë Vaj ulliri
1 lugë e vogël Sodë buke
Për lengun
2 lugë Miell
2 thelpinjë Hudhra
1 dorë Arra Të qëruara dhe grirë trash me thike
Pak Kripë
1 lugë Gjalpë
1 lugë Vaj ulliri
Pak Piper të zi
750 ml. Lëng mishi ose vegjetal
2 lugë Uthull të kuqe

Bookmark this recipe

You need to login or register to bookmark/favorite this content.

previous
Biskota me gjalpë kikiriku
next
Hummus me kungull dimëror pa salcë Tahin