Search
E enjte 21 Shtator 2017
  • :
  • :

Reçel me vishnje

IMG_6716

Vera eshtë koha e glikove dhe Reçelit.Sot me një tjetër përgatitje me arom shtëpie, Reçel me vishnje.

Perberesit 0

 

2 kg vishnje

300 gr sheqer me mirë nëse do përdorni sheqerin kaf

1 gotë ujë

 

Pergatitja

 

 

Pastroni vishnjet nga bishti, bërthama duke i prerë ato në mes pa i prishur formën.Kjo eshtë puna më e besdisur që do bëni por mendoni për rezultatin final  dhe  do ju iki lodhja.Ju këshilloj të përdorni dorezat sepse vishnjet jua bëjn duart e zeza.Vendosini në një enë të bollshme shtoni sheqerin dhe ujin dhe përzijini mirë.Vendosni  në zjarr të avashët me kapakun gjysem të hapur dhe lëreni të gatuhet për rreth 1 orë.Përzieni herë pas here që mos ngjitet dhe duke i hequr shkumën që formon sipër.Bëni provën duke vën pak reçel në pjatë nëse ai nuk ju përhapet dhe lëngu duket i trash eshtë gati.Ndajeni në kavanoza të stelirizuar.Mbyllini mirë me kapak,kthejini përmbyse dhe lërini ashtu derisa të ftohen.Pastaj vendosini kavanozat të ziejnë në ujë të valuar për 20 minuta.Ruajeni në vend të fresket dhe pa lagështirë.

IMG_6710

Nëse nuk e doni me copa të dukshme reçelin para se ta hidhni në kavanoza munde ta grinin me grirësin në zhytje.

 

 

IMG_6719

😛

IMG_6721

Ju bëftë mirë 🙂