Search
E mërkurë 18 Tetor 2017
  • :
  • :

Qofte me thjerza, ton, qep të njoma dhe domate

IMG_4705

 

Përsëri një recetë light, dietike por plot me vitamina, proteina dhe fibra. Ideale si një vakt pas palestrës.  E keni kuptuar tshmë që krijimi i qofteve është pasioni im. Plus kur ka mundesi që keto qofte ti konsumjnë dhe fëmijët atëhere dëshira bëhet më e madhe. Për ta kuptohet hiqini piperin e hudhrën nëse nuk e tolerojnë dot.

 

Perberesit 0

 

 

1 gotë thjerza të lëna në ujë të ftohtë më parë për rreth 1 orë

1 kuti ton natyral rreth 250 gr.

Një dorë domate të vogla

2 thelpinjë hudhër

Një tuf e vogël majdanoz

2 lugë vaj ulliri

kripë dhe piper i zi

2 qep të njoma

Pergatitja

 

 

Vendosni thjerrzat të ziejnë në ujë të bollshëm për 20 minuta ose derisa shikoni që janë zjerë.

Kullojini dhe vendosni në një mikser ku do të shtoni dhe pjesën tjeter të përbërësve. Bluajini derisa të bëhet një brumë i lidhur mirë. Provoni nese ka akoma nevoj për kripë dhe piper. Pastaj më ndihmën e pak vaji krijoni qofte të madhësis që dëshironi.

Piqieni në furrën e nxehur më parë në 200°C për 15 minuta.

Lërini të ftohen paksa para se ti shërbeni me një sallatë stinore.

 

IMG_4698

 

Vlersoni Receten
1
2
3
4
5
Vlerso
     
Anullo

Vlersoni Receten

Vleresimi Mesatar:  
 1 Vleresime

E shijshme, e lehtë dhe e shëndetshme.
Hera e parë që po e provoja recetën dhe kombinimin e përbërësve.
Recetë e lehtë për tu përgatitur.
Qoftet i shoqërova me coste e karrota në avull e pastaj të karamelizuata në gjalpë, si dhe thjerrza të kuqe të ziera pak e të kaluara në tigan në gjalpë.
Kombinim shumë i shijshëm.