Search
E enjte 21 Shtator 2017
  • :
  • :

Qiqra në hell? Jo, furre

IMG_3921

Një snack i mirë për të hequr urinë, një shoqëruese ideale për një shishe birrë, për tu përdorur në vend të kokoshkave tek sheh një film. Qiqrat e furrës janë një recetë e thjeshtë për ti bëre ditët e dimrit edhe më të ngrohta.

 

Perberesit 0

 

 

250 gr. qiqra të ziera më parë ose1 kuti e gatëshme

1 lugë e vogël curry

1 lugë e vogël paprika

Pak kripë dhe piper të zi

1 lugë plot me miell

2 lugë vaj ulliri

 

Pergatitja

 

 

 

 

 

IMG_3919

Thaini mirë qiqrat me një beze kuzhine dhe vendosini në një enë ku do të shtoni vajin e ulliri. Përziejini mirë me duar pastaj shtoni kripë, piper të zi, miellin, erëzat dhe përziejini përsëris deris ato të vishen mirë nga të gjitha anët.

Shtroini në një tavë me letër furre poshtë pa prekur njëra tjeterën dhe piqini në furrën e nxehur më parë në 220°C për 20-25 minuta ose derisa shikoni që janë thekërisur mirë sipër.

Shërbejini si finger- food përgjatë një aperitivi. Shija varion sipas gustove, mund ti shtoni pluhur xhexnhefili, pluhur hudhre, qimnon, kanell etj.

 

IMG_3920

 

 

 

IMG_3920

 

Ju bëftë mirë 🙂