Search
E enjte 24 Gusht 2017
  • :
  • :

Presh me beshamel të bërë me miell orizi

IMG_3703

 

Një recetë e thjeshtë me kosto të lira . Ju duhen pak përbërës për të pasur një pjatë të tillë plot shije. Jemi në sezonin e preshit dhe për disa ky perim nuk është aq i dashur por me receten time  do të ndryshoni mëndje. Me beshamelën e bërë me miell orizi është e përshtaçme dhe për ju që jeni intolerant ndaj gluteinës.

 

Perbersit per 4 persona

 

 

500 gr presh

2 lugë vaj ulliri

1 lugë me suzam të zi ose të bardhë

disa dege trumëze

1 lugë me parmixhano të grirë

Për beshamelën me miell orizi:

100 gr. gjalpë

100 gr. miell orizi

600 ml. qumësht

Pakëz arrë myshku

1 lugë të vogël kripë

Pak piper të zi

Pergatitja

 

 

 

Pastroni preshët mirë duke hequr pak pjesën e gjetheve dhe pritini në copa të mëdha gati në 3-shë

Vendosni të ziejnë në ujë me kripë për 10-15 minuta. Kullojini me kujdes që mos i prishni formën  dhe renditini në një tavë të lyer me vaj ulliri poshtë. Shtoni gjethe trumëze, pak piper të zi dhe kripë.

Ndërkohë përgatisni beshamelën duke shkrirë gjalpin, shtoni miellin e orizit dhe vazhdoni skuqeni por mos e lini të marr shumë ngjyrë, pastaj jashtë zjarrit shtoni qumshtin, përzijeni vazhdimishtë që mos ju bëhet me kokrriza dhe vendoseni përsëri në zjarr që të trashet. Shtoni kripën, piperin dhe arrën e myshkut dhe lëreni mbi zjarr duke e përzierë  pa ndales derisa të trashet dhe të bëhet e kremtë.

Shtoni salcën sipër preshëve duke i mbuluar plotësishtë ato. Spërkateni sipërfaqen me djathë te grirë, suzam dhe pak vaj ulliri sipër.

Piqeni në furren e e nxehur më parë në 180°C derisa sipërfaqja të jetë e thekërisur mirë.

Shërbejeni të ngrohtë.

 

IMG_3704

Ju bëftë mirë 🙂

 

Vlersoni Receten
1
2
3
4
5
Vlerso
     
Anullo

Vlersoni Receten

Vleresimi Mesatar:  
 1 Vleresime

E mrekullueshme