Search
E premte 20 Tetor 2017
  • :
  • :

Pilaf mesdhetar

IMG_3418

Po pastroja  frigoriferin  për ta lën boshë pasi do nisem për pushime dhe rastësia e bekuar me bëri të krijoja këtë pjatë kaq të shijshme. Gati mesdhetare, shijet e mija të preferuara.

 

Perbersit per 2 persona

 

 

2 patëllxhanë

një dorë domate qershizë

6-7 lule kungulli

gjysëm qep e ëmbël

2-3 thelpinjë hudhra

1 gotë orizë

vaj ulliri ekstra i virgjër

pak gjalpë

2 lugë të vogla kripë

pak piper i zi

2 gota lëngë vegjetalë i nxehtë ose 2 gota ujë të nxehtë

pak rigon

pak trumëz

Pergatitja

 

 

 

Vendosni të kaurdisen në vajin e nxehtë patëllxhanët e prera ne kubikë. Natyrishtë ato do thithin gjithë vajin por në momentin që janë skuqur shtoni akoma pak vaj, bashkoni dhe qepën e grirë imët në tiganë. Kaurdisin sëbashku dhe shtoni hudhrën dhe domatet e prera në katërsh. Vazhdoni kaurdisjen derisa domatet të marrin faqe. Bashkoni dhe orizin, kriposini shtoni rigon, piper të zi, trumëz dhe kripë. Një pjesë të luleve të kungullit tëpastruara nga pistili dhe prera trashë.  Përzijini.

Shtoni lëngun e nxehtë, sipër rendisni pjesën e mbetur  të luleve të kungullit,nemes per dekor vendosni nje domate qershizë të plotë dhe trasferojeni në furrën e nxehur më parë në 200°C.

Tigani im është i  përshtaçëm dhe për furrë , ju mund ta hidhni orizin në një tavë të thellë.

Piqeni për rreth 30 minuta ose derisa ka thithur të gjithë ujin dhe sipërfaqja është bërë me vrima.

Lëreni të pushojë pak përpara se ta shërbeni akoma me pak trumëz sipër.

 

IMG_3420

Ju bëftë mirë 🙂

 

Vlersoni Receten
1
2
3
4
5
Vlerso
     
Anullo

Vlersoni Receten

Vleresimi Mesatar:  
 5 Vleresime
nga Ornela per Pilaf mesdhetar

Mmmm sa i shijshem. Do e provoj sa me pare 😋

nga vjosa per Pilaf mesdhetar

Sa e shijshme duket.... do ta provoj

nga Vjollca per Pilaf mesdhetar

Kjo behet shume e mire, une e gatuaj pa lulet e kungullit pasi ne Prishtine skam gjetur asnjehere ne shitje.
Bravo Addall se na knaqe me receta 😘😘

nga Joniada hodo per Pilaf mesdhetar

Do e bej direkt neser per dreke 😉

nga tea per Pilaf mesdhetar

Shume e shijshme duket