Search
E mërkurë 18 Tetor 2017
  • :
  • :

Petullat e Krishtlindjes – Redvelvet pancakes

IMG_0852

A e imagjinoni dot mëngjesin e Krishtlindjes pa diçka të kuqe në tavolin?  Unë jo. Ndaj solla për ju këto petulla ose kek tigani me shijen e “redvelvet”. Për ngjyrën e kuqe ju duhet ngjyrues në xhel sepse është i vetmi që ngjyros brumin perfekt.

 

Perberesit 0

 

 

1 gotë miell

2 lugë sheqer

gjysëm luge të vogël sode

1 lugë të vogël pluhur pjekes për ëmbëlsira

1 vezë

gjysëm gote kos të perziere me pak ujë për ta holluar

6-7  lugë qumësht

2 lugë gjalpë të shkrirë

1 lugë kakao e zezë

1 lugë uthull molle

1 lugë ngjyrues ushqimor të kuq por mund t’ju duhen dhe dy në varësi të ngjyruesit tuaj

Për dekorin:

shllak

luleshtrydhe

mjaltë

sheqer pluhur

Pergatitja

 

 

Në një enë përzieni bashkë të gjithë përbërësit e thatë, miellin, sodën, kripën, pluhurin pjekës për ëmbëlsira, kakaon dhe sheqerin.

Në një tjetër enë përzieni vezët me gjalpin e shkrirë pastaj shtoni kosin, qumshtin, dhe uthullën e mollës, përzijeni mirë dhe shtoni lëndën e thatë, përzijeni përseri. Shtoni dhe ngjyruesin ushqimor dhe nëse masa është shumë e trashë shtoni akoma disa lugë qumësht. Mbulojeni me një qese kuzhine dhe lëreni në frigorifer për 30 minuta të pushojë.

Pastaj nxehëni mirë një tigan dhe shtoni nga një gjysëm garuzhe nga brumi. Piqeni nga njëra anë derisa të bëj bulza dhe kthejeni me kujdes, piqeni dhe nga na tjeter 2-3 sekonda dhe hiqeni. Vazhdoni kështu për gjithë pjesën e mbetur.

Dekoroni  me shllak, mjaltë dhe luleshtrydhe. Sipër spërkateni  me pak sheqer pluhur për ti dhën efektin e dëborës.

Shërbejeni.

Mëngjes të mbarë dhe Gëzuar Festat 🙂