Search
E enjte 17 Gusht 2017
  • :
  • :

Petang -Port Dickson

Duke i rënë  Malajzisë  verdallë me një makinë mini, ekonomike malejziane të mbushur plot me benzin që  kushton vetëm 0.40 cent,  rreth 500 lek litri e duke kaluar  përmes xhunglës tropikale arrijmë në ishullin Pulau Pining, rajoni Petang. Ishulli lidhet ndërmejtë dy urave dhe njëra lidhet me qytetin e famshëm tregtarë George Town. 

Koha për plazh nuk është ndër më të mirat por ato 2-3 orë diell që dalin me hope bëjnë punën e tyre. Hotelet e plazhit në këtë periudh pasi këtu nuk është sezoni janë të qeta. Gati me plazhe private. Të gjith të ofrojnë pamje nga deti. Disa ditë këtu për të marrë rrugën në një  tjetër destinacion. Port Dickson.

Këtu resortet lluksose janë të shumta. Lluksoze për këta se për ne 20 euro nata janë fal. Natyrishtë të ofrojnë të gjitha komoditet por dhe nëse nuk do ti ofronin nuk do të bënin përshtypje. Në mes të xhunglës nuk të duhet tharsja për të drejtuar flokët apo hekuri për të hekurosur rrobat. Ndjehesh vërtet wild në plot kuptimin e fjalës. Të vjen natyrshëm të ecësh zbathur, të qërosh frutat me duar, të rrish tër ditën me rroba banjo. Flokët me kripën e  detit, trupin me ërën e tij…

Ndërsa mua më  flihet.  Ca nga vapa e madhe, ca nga shiu që fillon papritur, ca nga ndryshimi i temperaturës. Jashtë 35 grad C ndërsa brenda në ambjentet e resortit e bëjnë aq ftohtë sikur  je në polin e veriut  sa të duhet të vishesh me të gjata. E kta se kanë problem. E habitshme. 

Po ju lë me fotot e radhës ndërkohë unë po mbyll valixhet,  për tu spostuar në një tjetër qytet.  





Shihemi në horizonte të reja 🙂