Search
E enjte 21 Shtator 2017
  • :
  • :

Pesto kungulleshkash

IMG_5413

Ju kujtohet ajo arka me kungulleshka të freskëta që pata blerë, ishin perfekte për të realizura këtë pesto. Të njoma dhe të vogla. Mund të përdoret si i gatuar ashtu dhe i gjallë. Biles i gjallë është akoma dhe më i mirë.

 

Perberesit 0

 

 

për rreth 300 gr. pesto duhen :

6-7 kungullesha të vogla

një dorë fara pishe (stika pishe)

50 ml. vaj ulliri ekstra i virgjër

pak kripë dhe piper të zi

disa gjethe borziloku

2 thelpinjë hudhër

2 lugë parmixhano të grirë

 

Pergatitja

 

 

Vendosini të gjithë përbërësit në një blender dhe  grijini në maksimumin e shpejtësis derisa të përfitoni një krem të kokrizuar. Nëse del shumë i trashë mund ta holloni me nja dy lugë ujë. Ruajeni në frigorifer për ta përdorur për përgatitjet tuaja. Nuk rron më shumë se 3 ditë.