Search
E enjte 21 Shtator 2017
  • :
  • :

Pesto borziloku

IMG_0311

Pesto i borzilokut ka tradita të lashta thuhet që gjurmët e tij janë gjetur që në vitet 800 në rajonin e Ligurias, në Genova (xhenova) Itali. I thën dryshe edhe pesto xhenovez kjo salcë është një tribut shijesh. Përgatitet i gjithi i shtypur në shtypësin e havanit por mund të përdorni dhe blender duke i grirë në minimumin e shpejtësis.

 

Perberesit 0

 

 

1oo gr. gjethe borziloku mundësisht të baçes tuaj ose të baçes së fshatarit ku blini pazarin 😛

1 thelpi hudhër

6 lugë djathë parmixhano i grirë

100 ml, vaj ulliri ekstra i virgjër

1 lugë fara pishe

pakëz kripë e trashë

Pergatitja

 

 

Vendosni në blender gjethet e borzilokut, farat e pishës, kripën, hudhërën dhe grijeni për pak sekonda derisa shikoni që gjethe janë uniformuar me pjesën tjetër. Shtoni djathin gjysmën e vajit dhe jepini dhe një xhiro tjetër. Pastaj shtoni pjesën tjetër të vajit, jepini një të përzierë me lugë dhe ruajeni në kavanoza qelqi në frigoriferë për përgatitjet tuaja. Peston  mund ta ngrini dhe në momentin e përdorimit ta lini të shkrihet ngadal te fresku.

Ju bëftë mirë 🙂