Search
E martë 27 Qershor 2017
  • :
  • :

Përshendetje nga Toka e Sandokanit


Po ju shkruaj nga dhoma e një hoteli në katin e 30. Përballë meje kullat lluksose Petronas, simboli dhe bileta hyrëse e Majlazisë.

Në të djathë kulla e Kula Lumpurit dhe në të majtë të hotelit një lagje varfër  majleziane. Një paradoks kolosal.

 Pas një jave pushimi nga ju,  ndjeva të nevojshme tju tregoja ndërmjet  fotove dhe syve të  te mi këtë realitet. 

Pamja e qytetit nga dhoma e hotelit


Kam hecur në lagje të pasurish ku pasuria skishte të matur dhe dy metra më tutje përballesh me realitetin e hidhur. Varfërin ekstreme. 


Kuala Lumpuri është  një mish mash popullsishe. Majlazeze, indiane, kineze. Një mish mash besimesh. Hindu, myslymane, kristiane etj. Nëse deri dje flamurin për  mbijetes mes besimesh mendoja se e  ngrinim ne me lavdë, jam gabuar, duhet të shihni këta sa të lumtur jetojnë me njeri tjetrin. 

Qëndra e qytetit  ka pafund qëndra tregtare që as me Europën dhe Emiratet Arabe skan të  krahasuar Deri tani vetëm në Dubai kisha parë qytete brënda qytetit. 

Paradoksi tjetër që dhe lagjet e varfëra kan pafund markata ushqimore me turli ushqimesh sa nuk arrin të dallosh ku fillon ai arab, indian, kinez e majlazian  etj. 


Horrin e vërtet  e pash në tregun Chow Kit. Koka lopësh dhe pula fosforeshente. Era e kalbësires së mishit përzier me erën  e tmershme të Jack fruitit aka Durian  ta jepnin në kokë. Taksisti u habit kur kërkuam  të shkonim atje, besoj se nuk do blini gjë apo jo?! Jeni  vetem kurioz.?  Unë po ju pres…na tha  se as një minut nuk do rezistoni dhe kishte të drejt. Vetëm një foto arita të beja nga largë . Gjithësej 40 sekonda rezistova. 

Tregu Chow Kit


 Jeta është e  çudiçme dhe bën tmerrsisht vap. Më shumë se në Tajlandë.  Rrobat e mija prej turisteje nuk bëjnë më punë as dy orë në trup të veshura bëhen qull nga djersa dhe lagështira tropikale. 

Qyteti është i lodhshëm dhe vetëm baret në pjesën lluksoze  të afrojnë pak a shume me shtëpin. Në kërkim  të një kafe të denjë,  jam dendur me çaj jasmine. Tmersisht shumë i mirë. Do thoni në mes të kësaj vape çaj. Po që funksionin mrekullishtë. Kot s’thon gozhda del me gozhde. 😂 Në rastin tim vapa del me çaj. Still detoxing 😂


Ushqimi. Rrofshin frutat. Ushqimet aziatike të mira tipike majlazeze  duhet ti kërkosh  dhe ato që kam provuar  me kanë pelqyer. Natyrishte që ka dhe restorante të mirfillta me ushqime normale për ne. 

Birre Tiger


Shumë më ka pëlqyer   Greyhound Cafe me ushqime tipike tajlandeze por fusion dhe shumë të pastra.


 Te një nga qëndrat tregtare më të mëdha të vëndit Pavilion gjeni Food Republic  një zinxhire dyqanesh ushqimore  nga gjithë bota dhe aty provava orizin në foto. Chicken pepper  rice me salse soja dhe mjatë dhe supë miso me tofu. Shumë shumë i shijshëm. Do ta provoj ta ribëj dhe vet sa të kthehem. Orizin kuptohet se supa miso ka shumë punë dhe përbërësit nuk gjënden në europ jo më në Shqipëri. 


Po ju lë me disa foto dhe sapo të mundem do ju shkruaj përsëri. Nga të dhenat që dhash e gjetët apo jo ku do vija? 

Shihemi në horizonte të reja. Ky ishte vetëm nje prej tyre 😊 udhëtimi vijon….

Kullat Petronas