Search
E shtunë 24 Qershor 2017
  • :
  • :

Për festa falni dashuri…jo dhurata komerçale

IMG_4272

Këto janë festat që na lejonë të shprehim të gjithë mirnjohjen tonë, dashurinë dhe ti tregojm personave që duam sa vlerë kan ata për ne duke krijuar dhurata unike enkas për ta. E meqë për mua gjërat e bukura, dashuria për të tjerët, lidhet me ushqimin, këtu do tju sjell disa ide si të krijoni një shportë të veçantë për tja dhuruar miqëve, të afërme dhe të dashurve të zemrës.

Mjaftonë fare pak për të bërë dikë që i vlerson këto gjëra, të lumtur. Mund të gjeni një arkë druri të riciklueshme dhe brënda saj të fusni në bazë dhe të personit që do t’ja dhuroni disa gjëra të lezeçme , si ushqim  të krijuar nga ju, biskota përshëmbull. Më poshtë po ju vë linkun që ju çon te receta përkatëse të lloje të ndryshme biskotash dhe ëmbëlsirash të tjera interesante që mund të rrin të paketuara.

Cookies

Biskotat e Babagjyshit

Një qese me katrore Brownies

Biskotat e festave

Topthat e Krishtlindjes

Muffin

Etj.

 

 

IMG_4271

Mund të fusni brenda në shport një libër gatimi dhe këtu do ju sugjeroja Librin tim, Jeto Dashuro Ushqehu, ose një roman. Librat janë gjithmonë një zgjedhje e mirë.

Një tjetër ide është një “playlist” me këngët më të bukura të festave. Asnjë nuk i reziston dot melodis së ëmbël të këngëve të tilla. Dhe ti dëgjoshë në makinë ose në shtëpi tek përgatit darkën për familjarët dhe miqt  janë një kënaqësi më vete. Jam e bindur  që miku apo mikesha juaj do t’ju falenderoj me zemër.

Një qiri i dekoruar me temën e festave do të rrinte bukur në shportë.

Erëzat e ndryshme si rigonë, livando, erëzat më të kërkuara të momentit curry, xhenxhefil, tumeric, ose kripëra të veçanta do të rrinin këndshëm  në shportën tuaj.  Ide për kripën e aromantizuar  është dhe kjo që po ju shkruaj më poshtë.

Mjafton  të blini një kripë roz të himalajeve dhe ta përzieni me livando, rigon ose trumëz të thatë, futeni në një kavanoz të bukur dhe vendoseni në një nga shportat që do të dhuroni.

Gjithashtu një kavanoz me oriz, i lidhur bukur i shoqëruar me një recete të këndëshme do ishte interesantë  për tu dhuruar.

Përbërësit e thatë të një torte me recetën e saj përkates do ishte interesantë gjithashtu. Kur them përbërësit  e thatë kini parasysh miellin,  sheqerin, vaniljen ose kakakon, pluhura pjekës të peshuar me gramët përkatës dhe te vendosura brënda kavanosit. Më pas te receta cilësoni cfarë duhet ti shtojë nga përbërësit e tjerë dhe vijimin e përgatitjes së saj. Këtu te une, te kategoria ëmbëlsirat keni një mori tortash shumë të shijshme.

Çarja të ndryshëm  bimor ose çajra të veçantë që gjëndet kudo tashmë do ishte gjithashtu një ide e këndëshme, në shportën time siç e shihni një ide është dhe një çaj trëndafili.

Një shishe vere të mirë, një vaj ulliri artizanal, një uthull e vjetër do ta kompletonin shportën tuaj.

Produktet natyrale për kujdesin daj vetes do të ishte një tjeter ide. Një mask e mirë me këna neutrale, një sapune i aromantizuar, një krem duarsh artizanal etj.

Një filxhanë çaji ose kafe i personalizuar, një çajanik, ose nje shall i punuar nga ju. Kush di të qëndisi  akoma dhe më mirë se mund të dhuroni një nga ato punëdoret e vogla që vihen në kornizë.

Krijimi i  një blloku kujtimesh me momentet tuaja më të bukura do të ishte një tjetër ide, zmadhimi i një fotografie të vjetër ose sëbashku me personin që do tja dhuroni shportën do ishte një ide shumë e dashur.

Dhe në fund por jo nga rëndësia një kartolin të shkruar nga ju, sikur dhe dy rrjeshta urimi. Le ti lëm ato mesazhet boshe në telefona ose mesazhet grup për këtë vitë. Të gjithë këtë vitë kemi nevoje për më shumë dashuri…

Gëzuar festat dhe me këtë postim shpresoj t’ju kem dhënë idet e duhura per dhurata tuaja.

Po mua çdo më dhuroni ?!   😛

 

 

IMG_4268

 




  • Joniada Hodo

    Ti je e pa pare, je frymezim shume faleminderit per keshillat ☺