Search
E mërkurë 18 Tetor 2017
  • :
  • :

Pastiçe me pesto bizelesh dhe mashurkash

IMG_2040

Si ti bëni fëmijët tuaj të hajnë perimet apo të njihen me shijen e tyre pak nga pak pa u ndjer. Fshihini ato.

Kjo recet është një ide e mirë. Baza e një pastiçeje normale por me shtimin e një pestoje të bërë me këto dy perime stinore e bënë këtë pastiçe të freskët dhe shumë të shijshme.

 

Perbersit per 6 persona

 

1 pako makarona spageti integrale

1 litër qumësht

3 vezë

200 gr. djathë i bardhë

kripë dhe piper i zi

2 lugë gjalpë

Për peston:

një dore bizele

një dorë mashurka të njoma

2 thelpi hudhër

një dorë stika pishe

kripë dhe piper i zi

2 lugë vaj ulliri

disa gjethe borzilok ose majdanoz

1 lugë djathë i grirë parmixhano ose pekorino

Pergatitja

 

 

Vendosni të ziejnë makaronat në ujë të valuar me kripë.

Në një enë rrihni vezët me pak kripë dhe piper, shtoni qumshtin dhe djathin e shkërmoqur dhe gjysmën e gjalpit. përzijeni mirë. Kulloni makaronat aldente dhe shtoini te kjo mas me vezë dhe qumësht.

Në një mikser shtoni të gjithë përbërësit e pestos dhe pak ujë nga ai zierjes se makaronave dhe bluajini derisa të bëhen krem. Shtojeni dhe këtë krem te masa me qumësht. Përzijeni mirë.

Lyeni një tavë të thellë me pak gjalpë, shtoni në të masën me makarona, sheshojeni mirë. Vendosni sipër copëza nga pjesat tjetër e gjalpit  dhe futeni të piqet në furrën e nxehte në 180° C derisa të mpikset dhe sipërfaqja të theket.

Pasi është ftohur disi, shërbejeni. Është e mirë dhe e ftohtë për tu marr me vete në punë.

 

IMG_2044

 

Ju bëftë mirë 🙂

 

Vlersoni Receten
1
2
3
4
5
Vlerso
     
Anullo

Vlersoni Receten

Vleresimi Mesatar:  
 0 Vleresime