Search
E enjte 24 Gusht 2017
  • :
  • :

Panine me djathë dhie dhe reçel

IMG_3183

Nuk dija si ti quaja këto bukë të vogla që kan një eksplozim shijesh në çdo kafshatë. Të bushura me djathë dhie i llojit Brie ose Toma  dhe reçel më pas  të kaluara në tigan me gjalpë të aromantizuar me rozmarin.  Mos numëroni kalorit tani por çohuni e përgatitini pasi janë fantastike.  Unë përdora dy lloje reçelërash,  fiku dhe  boronice por ju përdorni  kë të doni më tepër.

 

Perberesit 0

 

 

panine integrale

djathë dhie i llojit Brie ose Toma

Pak gjalpë

2 degë rozmarine

Pak mjaltë

Reçel fiku ose bronice

Pergatitja

 

 

 

 

IMG_3174

 

Hapni bukët në mes, lyeni të dy pjesët me reçelin që dëshironi. Në një tigan vendosni pak gjalpë dhe shtoni në të disa deg rozmarine. Sapo gjalpi të aromatizohet vendosni dhe bukët në të me krahun e reçelit sipër.  Në pjesën që i takon fundit të panines mbusheni me feta djathi dhe mbulojeni me ngjysmën tjeter.  Lëreni derisa djathi të fillojë të shkrijë nëse dëshironi kthejeni dhe nga ana tjetër të thekërisiet mirë dhe hiqeni nga tigani. Vendoseni në një pjatë servirje ku do te shtoni sipër pak mjaltë dhe shërbejeni. Mund ta konsumoni për mëngjes, pasdite por dhe për të shoqëruar një gotë verë të bardhë.

 

IMG_3179

 

Ju bëftë mirë 🙂

 

Vlersoni Receten
1
2
3
4
5
Vlerso
     
Anullo

Vlersoni Receten

Vleresimi Mesatar:  
 0 Vleresime