Search
E martë 19 Shtator 2017
  • :
  • :

Palma Di Majorka

IMG_3737

Duke qen se më pëlqen shumë Spanja  nuk kishte si mos ta nisja sezonin veror diku në ishujt e saj. Bashk me shoqëruesin tim të pandar të udhëtimeve, bashkshortin zgjodhëm Majorkën. Kisha kohë që doja të shkoja dhe sapo mu dha mundësia e shfrytëzova rastin. Mahnitëse, kjo është fjala që i përshtatet më shumë sidomos  kur bëhet fjalë për  zonat e fshatërava dhe plazheve ku të ofronin një panoram që të lë pafrymë. Zona që më pëlqeu më shumë ishte “Cap de Formentor” ku në të gjeje dhe farin e Formentorit dhe plazhin e Formentorit  që ishte shumë i pastër dhe me një panoram mbreslënëse. Por nuk ngeleshin mbrapa dhe plazhet e tjera rreth kësaj zone.

Siç çdo turist para se te nisem diku informohem rreth vëndit dhe kudo në internet lexoja që plazhet “Es trenc”, “Ses Salines” dhe “S’Arenal de sa Rapita”   jan më të bukurat por siç jua thash dhe me lart mua më pëlqeu Formentor, çeshtje gustosh kuptohet 😛

Nëse shkoni me familjen dhe keni fëmij me vete plazhin “Es trenc” do jua rekomandoja ta evitonit pasi dhe pse nuk lexonte kurrkund që mund të ishte plazh nudistësh ndosh që të  shihje individ të till me shumic.

Në “Ses salines” prodhohej kripë  dhe në fotot  e më poshtëme do shikoni male me kripë të cilëve munda t’ju bëja foto vetëm jasht gardhit  pasi ishte mbyllur në orën që shkova unë.

Evitoni zonën “Caja Major” tepër e shtrenjtë dhe shumë lluksoze. Qëndra e Palmës  të ofron një mori diskotekash dhe lokalesh që rrinë të hapura deri në orët e para të mëngjesit.

Zona “Magaluf” është për rinin  e zhurmshme e nëse sdoni të shikoni pafundë njerëz të dehur në çdo orë të ditës që vetëm bërtasin, qeshin pa fundë e që dalin në rrugë e lokale vetëm me kostum banje, Evitojeni. Dilni bëni një xhiro por më shumë se gjëra spanjolle aty do shikoni pub-e gjermane dhe angleze pa fundë, gati gati mund të them që aty skishte asnjë spanjoll, vetëm gjerman dhe anglez.

Qëndra të ofron gjithashtu shumë vënde historike si pallatin mbretëror, keshtjella e Belvederes dhe katedralen, vizitat me lek, 7 euro hyrja.

Shihemi në postimin rreth sugjerimeve për Majorkën dhe po ju lë me galerin e fotove.

Mirupafshim në horizonte të reja 🙂