Search
E enjte 24 Gusht 2017
  • :
  • :

Oriz i kuq me pazi dhe salcë domatesh

IMG_4576

 

Nga seria e pjatave dietike, sot po ju sjell një tjetër recet me një barishtore stine që ka vlera dhe benefite të pakrahasueshme për organizmin.  Pazia, kjo lakër e egër një antioksidant dhe detosifiksues naturale për organizmin tonë.

 

Perbersit per 4 persona

 

 

2 filxhanë kafe oriz të kuq

1 gotë salcë domatesh lëng

1 konserv peshku ton natyral

2 duar plot me pazi

1 qep të vogel

2 thelpinjë hudhra

pakëz kripë dhe piper të zi

një tufe të vogël majdanoz

2 lugë vaj ulliri

Pergatitja

 

 

Vendosni orizin të ziejë në ujë me kripë për 40 minuta, me pas kullojeni dhe ruajeni mënjanë.

Kaurdisni qepën me hudhrën e grirë imët, dhe shtoni dhe majdanozin e grirë. Lëreni sa vaji të aromantizohet dhe shtoni në të salcën e domateve sëbashku me 1 filxhanë kafe ujë. Kriposeni, piperoseni dhe lëreni që salca të lezetohet dhe të humbi thartirën, në mesin e gatimit të saj shtoni dhe pazin e prer hollë. Kur pazia të ket ulur volumin dhe është gatuar paksa, bashkoni dhe orizin dhe peshkun ton. Shtoni përsëri 1 filxhan kafe ujë  këtë rradhë të nxehtë, mbulojeni me kapak dhe lëreni të zjehet si pilafi.

Shërbejeni me majdanoz të grirë imët sipër.

Është e shijshme si e ngrohtë ashtu dhe e ftohtë, ndaj është e pershtaçme si vaktë për ta marr me vete në punë.

 

 

IMG_4572