Search
E premte 20 Tetor 2017
  • :
  • :

Oriz Basmati, mënyrat e gatimit

daawat-basmati-rice-gujarati-thali-small-38240

 

Janë disa lloje mënyrash për ta gatuar orizin basmati këtë thesar kaq të çmuar. Për të pasur një oriz perfekt që nuk ngjitet duhet të ndiqni me përpikmëri hapat e mëposhtëm.

  •  Pik së pari orizi basmati duhet të shpëlahet shumë e shumë here në ujë të ftohtë të rrjedhshëm për ti hequr niseshten  e tijë. Rreth 5 shpëlarje i mjaftojnë.
  •  Që mos ju shpërbehet gjatë zjerjes duhet lënë  të paktën  20 minuta ose më shumë në ujë në vartësi sa oriz keni përdorur. Nëse keni përdorur vetëm një gotë 20 minuta i mjaftojnë.
  •  Pasi e keni lën në ujë, kullojeni dhe lëreni ashtu në sitë derisa të kullojë mirë.

Pasi keni arritur në këte pik, vinë mënyrat e gatimit:

Në mënyrën pilaf  raporti është 1 me 1 ose 1 me 1 e gjysëm nëse keni marr orizin e vjetërsuar dmth atë me cilësi superiore. Vendosni  ujin të ziej me pak kripë dhe sapo fillon të mari vale shtoini një pik vaj ose gjalpë të shkrirë dhe shtoni orizin. Vendosini kapakun menjëher duke lën vetëm pak anën e hapur që ti dali avulli. Llogarisni  10 minuta zjerie dhe fikeni zjarrin. Mbulojeni me kapak plotësishtë dhe lereni të pushoj 10 minuta. Pastaj shkëmoqeni me pirun dhe servireni me pjatat tuaja.

Mënyra e dytë është ta zjeni në ujë të bollshëm të valuar  me pak kripë për 10 minuta pastaj ta kulloni. Nëse dëshironi mund ta shpëlani me ujë të ftohtë dhe ta lini të kullojë.

Mënyra e tretë është ta zjeni në ujë të ftohtë me ose pa kripë aq sa uji kalon nivelin e orizit, ngrijeni  zjarrin deri në fundë që të mari shpejt val, uleni zjarrin mbulojeni me kapak  lëreni të ziejë 10 minuta pastaj fikeni dhe lëreni të pushoj për 10 minuta të tjera.

Photo by Daawat Basmati Rice