Search
E shtunë 24 Qershor 2017
  • :
  • :

Një kaush me shije Turke

Nëse unë u them “Dondurma”  jam e sigurt që mendja do u shkoj te Turqia. E s’ka si të ndodhi ndryshe  sepse ajo është një fjalë tipike  turke  që mbartë kuptimin e fjalës ngrirje ndaj dhe përdoret si emër për të përcaktuar akulloren në shtetin Turk. Meqënëse fjala na  dërgoi  në  Turqi edhe të qëndrojmë aty për të folur pak  për akulloren tradiconale të tyre e cila ndryshe njihet edhe si “akullorja e rrahur”.                                                                                            Njihet pikërisht me këtë emër sepse cdo 15 – 30 minuta  ajo rrihet ose thënë ndryshe përzihet me një shkop të gjatë hekuri në  kazanin e thëllë në të cilin ndodhet. Gjersa e provon akulloren ndjen shijen e vecant si dhe përberjen e saj elastike.

IMG_8726                                                                                                                                                                                                                                                                                                                         Dy element të cilët i merr nga  përbërsit e saj . Dhe meqe jemi te përbërsit s’mund të mos i përmendim që janë qumështi i dhisë, salepi, mastica si dhe sheqeri.                                                                                                                             Por elementët më të vecant janë salepi një produkt me origjinë turke si dhe mastica me origjinë greke. Salepin dhe Mastikën mund t’i keni dëgjuar edhe si pije, por  duhet të keni parasysh që për të bërë akulloren përdoren  si pëlhurë dhe jo  si produket të tjera.                                                                                                                                                          Gjersa flasim dhe përmendim salepin dhe mastikën  të cilët të dy janë element kryesor në shijen apo  llojin estrukturës së akullores besoj do jeni bërë kurioz se pse  quhet  akullore turke kur në listën e përbërjes  ka një element grek?!                                                                                                                                                                                      Sipas fjalëve  sekreti qëndron  se  kjo si akullore u zbulua në Turqi  kur gabimisht pija e salepit ngriu dhe  për ta bërë më të  theksuar elasticitetin e saj i shtuan mastikën.   Dhe ka qënë një gabim i bukur  dhe plotë shije i cili vjen në forma të ndryshe konsumimi si akullore me akush ose si ëmbëlsirë e prerë në feta e mundësuar  sigurisht nga përbërja e vecant… sepse vetë ajo si akullore është e  vecantë.

Por sic thotë edhe shprehja edhe akullore edhe cokollatë,  pra edhe informacion edhe recetën që ta përgatisni edhe ta shijoni shijen e vecant të kësaj akulloreje.

th

Foto e marr nga interneti:

 

Përbërsit

 

500 ml qumësht dhie

200 gr sheqer normal

1 lugë kafeje me vanilje pluhër

1 lugë kafeje me salep pluhurë

50 gr arra të thërmuara

Përgatitja:

Në zjarr të avasht ngrohim pak qumështin  dhe më pas e heqim nga zjarri për ti shtuar  përzierjen e përgatitur  me  sheqerin,salepin dhe vaniljen. I përziejmë  dhe e vendosim për 25-30 minuta përseri në zjarr. Gjatë kohës që e kemi në zjarr  e përziejmë herë pas here. Pasi  ka mbaruar 30 minutëshi   e heqim nga zjarri dhe i shtojmë arrat. I përziejmë dhe  e kalojmë masën në një enë  të cilën e vendosim  në  ngrirje për 30 minuta. Pasi është bërë koha  e caktuar në ngrirje e nxjerrim dhe fillojmë që ta trazojmë  përsëri për disa minuta  e fusim përsëri në ngrirje dhe cdo 15 -30 minuta e nxjerrim edhe për 5 herë të tjera për ta përzier akulloren. Më pas e lëmë për disa orë në frigorifer.  Herë pas herë i përziejmë sepse  “rrahja” është e vecanta e kësaj akulloreje. Kur ta  shërbeni do të keni pak vështirësi sepse  mezi do u shkëputet nga luga. Sepse kjo është një akullore e bërë në kushte shtëpie kur enët sjanë të posacme .

54a1706b62ddf43edd5f819831f2b08a

Foto e marr nga interneti:

 

P.s: Mua nuk më pëlqen aroma e mastikës ndaj  akulloren e bëra pa të duke e përshtatur sipas shijës sime, por shija ishte e njëjtë edhe elasticiteti ndjehej . Por nëse ju doni t’i shtoni edhe mastikën, mos harroni që ta shtoni kur përzieni salepin me sheqerin dhe vaniljen. Në vend të arrave mund të përdorni edhe stika ose shijen tuaj të preferuar, por edhe mund ta lini thjesht me shijen e vaniljes.

Nga Aristela Anagnosti