Search
E enjte 17 Gusht 2017
  • :
  • :

Muffin me kungull të ëmbël dhe arom kanelle

IMG_5732

 

Është plotesishtë vjeshtë dhe jemi në sezonin e kungullit.Muffin janë një llojë forme ëmbelsire shumë të dashura për femijët.Sot një recet origjinale.

Perberesit 0

 

 

për rreth 15 -20 copë

400 gr miell oo

190 gr gjalp i shkrirë në temperaturë ambienti

200 gr sheqer kaf

300 gr kungull i zjerë

gjysëm luge sod buke

pakëz kripë (sa të na mbajnë dy gishtat)

2 lugë të vogla kanell

200 ml qumësh

3 vezë

16 gr pluhur maja për ëmbëlsira

 

Pergatitja

 

 

Gjalpin e shkrirë në temperature ambienti rriheni bashkë me sheqerin me rrahësin elektrikë derisa të dy përbërsit të formojnë një krem.Shtoni një nga një vezët gjithmone duke i rrahur.Shtoni qumshtin e vakët dhe rriheni deri sa të përfitoni një masë kremoze dhe homogjene.Shtypni kungullin e zjerë me pirunë derisa të shtypet mirë dhe shtojeni te masa me vezë dhe gjalpë.Përzijeni.

Bashkoni te mielli,pluhurin e ëmbëlsirave,pak kripë,kanellën,sodën e bukës dhe shtojini pak nga pak te kompostoja e përfituare duke i siturë që mos tju formohen kokrriza,Rrihini përsëri me rrahësin elektrikë në maksimumin e shpejtësisë.Në një tepsi të përshtaçme për muffin ose në forma alumini një përdorimshe i vishni me letrën e ëmbelsirave.Mbushni me brumin një qese pastiçerie dhe mbushni format me të deri sa është letra e ëmbëlsirave.Vendosini në furrën e nxehur më pare në 180° për rreth 20 minuta.Kur të jen gati fikni sobën dhe lërini të ftohen në te me derë pak të hapur për 10 minuta.

Ju bëftë mirë 🙂