Search
E enjte 24 Gusht 2017
  • :
  • :

Melomakarona

IMG_4255

 

Për këtë recet duhet të falenderoj vajzat te faqa ime në Facebook që më dhan recetën. Të gjitha pak a shumë të njëjtë e kishin dhe unë vendosa ta bëj të tillë. Por meqe unë nuk rri dot pa vënë firmën time në çdo recetë dhe te kjo në fundin e përgatitjes e personalizova.

 

Perberesit 0

 

 

Për rreth 30-35 cop

500 gr. miell të bardhë

100 ml. vaj ulliri

100 gr. gjalpë të shkrirë

200 gr. sheqer

1 lugë të vogël  pluhur pjekës për ëmbëlsira

1 lugë të vogël sod buke

150 ml. lëngë portokalli

lëkurat e 2 portokalleve të grira me rende vetëm pjesën portokalli

1 gotë të vogël konjak

3 lugë të vogla kanell

Për sherbetin:

1 gotë sheqer

1 gotë mjaltë

2 gota ujë

1 shkopë kanelle

disa kokrra karafili

Pjesa tjetër:

Një dor arra të qëruara dhe të grira imët.

 

Pergatitja

 

 

Përzieni miellin me kanellën, sodën, sheqerin, pluhurin pjekës dhe shtoni lëngun e portokallit, lëkurat e tijë, konjakun, vajin dhe gjalpin dhe punojeni derisa të kini një brumë të formuar mirë. Me ndihmen e pak mielli jepini formën e një topi.

Nga ky brumë merrni pjes të vogla duke formuar toptha të vegjël ose madhësinë që dëshironi por jo më të mëdha se një kokërr arre. Vendosini në një tavë me letër furre poshtë, jo shumë afër njëri tjetrit pasi fryhen gjatë pjekjes.  Piqini në furrën e nxehur më parë në 180°C për 30 minuta ose kur shikoni që kan marrë ngjyrën e bukur. Vazhdoni kështu për gjith pjesën tjetër të brumit.

Përgatisni sherbetin duke bashkuar të gjithë përbërësit  e tij dhe vendoseni  mbi zjarr. Lëreni të zieje 10 minuta nga vala e tijë e parë në mënyrë që të vishen paksa dhe të aromantizohen  me kanellën dhe karafilin.

Hiqeni, lëreni të ftohet 5 minuta dhe zhysni biskotat në të. Lërini shumë pak sekonda që mos tju qullen komplet dhe tju shpërbehen. Hiqni dhe ngjyeni sipërfaqen e tyre të përbërja me arra të grira. Vendosni në një tabaka servirje të renditura njëra mbi tjetrën.

Deri këtu receta  ishte indentike e melomakaronave ndërsa unë një pjesë të tyre i vendosa përsëri te tava e pjekjes me letër poshtë dhe i futa përsëri në furrë një 10 minutësh që sipërfaqja të karamelizohej.

Dhe më besoni dolën shumë të shijshme gjithë mjalti u karamelizua me arrat dhe shtëpia mori aromën e festave.

Gëzuar Festat 🙂

 

IMG_4250