Search
E martë 27 Qershor 2017
  • :
  • :

Maskë për flokë të yndyrshëm

1654730_647707225290021_1810160644_o

Flokët e yndyrshëm jan delikat dhe si pasoj dhe lëkura e skalpit. Ka një sër faktorësh që sjellin flokë të yndyrshëm dhe te ata që nuk vuajnë nga ky fenomen, si stresi, ndryshimi i klimës, larjet e shpeshta, ndënjia gjatë në ambjentet publike, dhe profesioni sidomos ai i kuzhunierit. Gabimi më i shpeshtë që bëhet për të pasur flokët e pastra është e larja e shpeshtë dhe me ujë shumë të nxehtë. Një gabim që duhet evituar sa më shpejtë. Një këshillë që ju jap,  gjithmon pas larjes dhe trajtimit të tyre ti shpëlani me ujë të ftohte, ose ujë të ftohtë të përzier me pak uthull molle. Do shikoni sa rezultat efikas jep. Unë kam flokë normal por gjatë periudhave të ndryshme tranzioni që kalon trupi i femrës sidomos para ciklit flokët mv yndyrosen më shpesh se zakonishtë. Maskat që mua më shpëtojnë  jan këto të mëposhtmet.

Maskë me argjil jeshile

4 lugë argjilë jeshile

2 lugë ujë të ngrohtë

1 lugë uthull molle

1 lugë lëngë limoni

Përzijini përberesit bashkë dhe këtë mas vendoseni mbi gjithë flokët e sidomos te pjesa e skalpit. Mbështilleni kokën me një qese kuzhine dhe lëreni të pushojë 30 minuta. Pastaj laini flokët si zakonisht.

Maskë me kos dhe sodë

5 lugë kos

1 lugë sodë buke

1 lugë lëngë limoni

Përzieni përbërësit dhe aplikojeni maskën te rrënjët. Lëreni të pushoje 40 minuta dhe lani floket tuaj si zakonishtë.

Maskë me të bardhën e vezës

Rrihni një të bardhë veze me pak kripë derisa të behet shkumë, shtoni 2 lugë lëngë limoni dhe  përzijeni përsëri. Aplikojeni këtë maskë në skalp duke e masazhuar lehtë. Mbajeni në kokë reth 30 minuta dhe lani flokët tuaja si zakonisht.

 

Foto nga Erinda Skënderi.

 

 




  • ermela lila

    Faleminderit për recetat! Por a mund te na thoni edhe sa shpesh duhen aplikuar keto maska?

    • Mirdita Ermela, çdo maske per floket keshillohet te aplikohet 1 here ne jave. Ose me sakte une e aplikoj keshtu dhe jam teper e kenaqur. Dite te mbare.

      • ermela lila

        Ne rregull. Faleminderit! 😊