Search
E mërkurë 18 Tetor 2017
  • :
  • :

Maskë për flokë që ngatërrohen

Frizzy-hairdehydrated-hair-image-of-a-model-looking-worringly-at-her-hairs-e1421469875635

Të shkëputemi pak nga gatimet se dua t’ju flasë per këtë maskë. Nuk e di nëse e keni hasur diku më parë por mu ndodhen këto gjëra në shtëpi dhe e përgatita, rezultoi goxha efikase. Të ushqen flokët, ti mban të buta dhe të shkrifta. Aplikojeni në gjithë gjatësin e  flokut dhe rënjë, për ata që e kan flokun me shumë yndyrë  vetëm gjatësin pasi kjo maskë është goxha ushqyese.

 

Përbërësit:

1 e verdhë veze

1 lugë vaj avokado

1 lugë vaj arre kokosi

1 lugë uthull

Përgatitja.

Përzijini të gjithë përbërësit me një minipimer dhe aplikojeni në flokë. Mbështilleni me një qese celofan dhe pastaj me peshqirë që të rrin të ngrohta. Mbajeni 30- minuta ose një orë dhe pastaj lajeni kokën si normalishtë. Për flokë të thatë bëjeni dhe 2 herë në javë.