Search
E enjte 17 Gusht 2017
  • :
  • :

Maskë për flok te demtuara nga piastra

2134507837

Kjo është një maskë shumë efektive. Unë e përdorë gjithmon tani në dimër sepse përdor piastrën pak më shpesh. Nga lagështira flokët e shtrirë  nuk më rrin si duhet. Është shumë e thjeshtë.

Përbërësit:

1 avokado e pjekur mirë

1 lugë vaj ulliri ose vaj bajamesh ose argani bio

1 lugë lëngë limoni

2 lugë kos

Përgatitja:

Kaloni të gjithë përbërësit në blender derisa të bëhet një krem. Vendoseni në flokët e lagura por jo të qullura fare  dhe mbështilleni mirë me një qese kuzhine kokën. Sipër mbështilleni përsëri me një peshqirë të ngrohtë.

Ngrohtësia e peshqirit hap luspat e flokut dhe lejon  maskën të veproj.

Mbajeni 30 minuta dhe lajini flokët si zakonishtë. Aplikojeni 1 herë në javë.