Search
E martë 27 Qershor 2017
  • :
  • :

Maskë me miell qiqrash dhe kanell

maska me qiqra

Kjo është një maskë super pastruese për lëkurën e fytyrës me papastërti, akne dhe pika të zeza. Nuk këshillohet për lëkurat e ndjeshme pasi përbërësit që ajo ka  janë tepër gërryes dhe e acaronë tej mase lëkurën e ndjeshme. Qiqrat përmbajnë “saponin”një molekul shkumuese e cila ndodhet në shumë bimë. Këtë maskë keni për ta dashuruar

Përbërësit:

1 lugë çaji miell qiqrash

1 lugë çaji mjaltë

1 lugë çaji kanell

2 lugë çaji lëng limoni

Përgatitja:

Përzijini përbërësit derisa të bëhet krem dhe vendoseni maskën në fytyrë me ndihmën e një peneli. Mbajeni 20 minuta dhe shpëlaheni me ujë të bollshëm. Më pas  tampononi fytyrën  me ujë  kamomili sipër për të qetësuar lëkurën dhe mbyllur poret e hapura. Vendoseni 1 herë në 2 javë.