Search
E enjte 17 Gusht 2017
  • :
  • :

Maskë flokësh me avokado dhe banane

avokado dhe banane

Kam kohë që po e testoj këtë maskë dhe më në fund erdhi dita që t’jua shkruaj receten. Është kopja e maskës së lush që shumë vajza në internet që merren me krijimin e maskave në shtëpi  e kan replikuar për ta sjell për publikun. Në faktë dhe në brëndësi të maskës origjinale ka gjëra shtëpie që të gjithë ne i kemi në raftet tona, ndaj është lehtësisht e krijueshme. Por më e rëndësishmja e saj është se kjo maskë funksionon vërtet që në aplikimin e parë. Ju them me plot gojën, është ndër të paktat maska që unë kam provuar dhe ka bërë punën e saj që në ditën e  parë. E përshtaçme kryesishtë për flokët e  thata,  që ju ngatërrohen lehtë, pasi i shkrifton, i ushqen, ju jep shkëqim dhe rregullon fibrat e hapura të flokut dhe të djegurat. I forcon dhe aktivon rritjen.

Përbërësit:

gjysëm avokado

gjysëm banane

1 vezë fshati

2 lugë te vogla kanell

2 lugë të vogla vaj ulliri

2 lugë te vogla uthull balsamike

2 lugë të vogla lëngë limoni

2 lugë të vogla vaj speci djegës, në munges spec djegës pluhur

2 lugë te vogla vaj rosmarine

Përgatitja:

Grijeni në blender të gjithë përbërësit derisa të bëhen krem dhe aplikojeni në gjithë flokun tuaj. Mbajeni për reth 30 minuta dhe lajini flokët normalishtë. Per rezultate, përgatiteni 1 herë në javë për rreth 2 muaj dhe do shikoni vërtet ndryshim në floket tuaj. Nëse e njihni këtë maskë dhe e keni përgatitur më parë më tregoni në komente ka funksionuar për ju apo jo?