Search
E enjte 21 Shtator 2017
  • :
  • :

Makarona “Spaghetti” me vongole dhe domate qershizë

IMG_2668

Dreka verore thërasin këto makarona, të freskëta me shtimin e domateve qershizë e bëjnë këtë pjatë shumë ftuese.

 

Perbersit per 4 persona

 

 

280 gr. makarona “spaghetti”

1 kg. guacka vongole

3-4 thelpinjë hudhra

200 gr. domate qershizë

2-3 lugë vaj ulliri

1 gotë verë e bardhë

1 tufë e vogël majdanoz

1 spec djegës i thatë

 

Pergatitja

 

 

 

Guackat shpëlajini mirë duke i përplasur fort mbas lavamanit dhe lërini në ujë të ftohtë me 1 lugë kripë të rrinë për 2-3 orë  që të nxjerrin gjithë papastërtit e tyre.

Grini imët hudhrën, majdanozin dhe vendoseni të kaurdisen me vajin e ullirit, shtoni dhe specin djegës, sapo vaji të aromantizohet shtoni në të vongolet dhe gotën e verës, mbulojeni me kapak që të fillojnë proçesin e hapjes. Veçmas zjeni makaronat aldente. Kullojini dhe shtojini te tigani i guackave sëbashku me domatet e prera në 4-tërsh. Përzijeni mirë që shijet të lidhen, shtoni akoma pak majdanoz të freskët dhe shërbejini.

Ju bëftë mirë 🙂

 

Vlersoni Receten
1
2
3
4
5
Vlerso
     
Anullo

Vlersoni Receten