Maja buke – farë buke
Brumi i ardhur, apo brumi bazë ose farë buke me popullore i përgatitur pa maja, është një brumë i fermentuar në të cilin zhvillohen baktere dhe fermente natyrore, të cilat bëjnë të mundur ardhjen e brumit njëlloj sikur ai të kishte maja. Për këtë qëllim nevojitet miell e tipit Manitoba (miell amerikan) sepse është një miell i pasur me gluteinë dhe rezistent për përpunime të gjata dhe një starter si kosi në këtë rastë apo një sheqer.
Për të përgatitur brumin e ardhur nuk është e lehtë, duhet durim si në fillim derisa të fitojë aciditetin e duhur ashtu edhe në fund pasi ky lloj brumi duhet mbajtur gjithmonë aktiv nëpërmjet freskimeve të herë pas herëshme me miell dhe ujë
Ka një mori mënyrash për përgatitjen e këtij lloj brumi por kjo që po ju shkruaj është më e thjeshta. Gradualishtë brumin do ta freskojë me miell integral pasi të më jet bërë aktiv për të pasur një bukë totalishte të shëndetshme. Por si fillim bëjmë aktiv majan e bukës.
200 gr. miell manitoba ose 00
2oo gr. kos i tharët
për freskimin apo mbajtjen aktive të brumit:
200 gr. miell manitoba sa duhet ose 00
100 ml. ujë temperaturë ambjenti
Në një enë të bollshme përzieni miellin me kosin dhe punojeni derisa të perfitoni një brumë të butë.
Jepini brumit formën klasike rrumbullake dhe vendoseni në një env qelqi duke i bërë dy prerje diagonale.
Mbulojeni me një garzë ose me qese guzhine. Në rastin e dytë, qesja do të shpohet me qëllimin që brumi të bjeri në kontakt me ajrin që të fermentohet.
Lëreni në një ambient të qete ku të mos ketë korrente ajri për 48 orë. Temperatura ideale është 26-28°
Pas 48 orësh brumi do të jetë më i hollë dhe do të ketë një erë paksa acide. Nëse paraqet shenja myku në sipërfaqe, hidheni sepse është shenjë që nuk ka sasinë e ujit të duhur dhe rifilloni punën nga e para.
Tani merrni pjesën e brvndshme të brumit bazë në sasinë 200 gr pjesa tjetër së bashku me cipën do të hidhet. Shtoni 200 gr miell dhe 100 ml. ujë. Punojeni përsëri dhe vendoseni në një vazo qelqi të bollshme dhe të lartë që ti krijoni mundësin të fryhet sa më shumë
Këte herë lëreni për 24 orë.
Njëlloj si më sipër përzieni 200 gr nga brumi i përfituar vetëm zemrën e tijë me 200 gr. miell dhe 100 ml ujë. Lëreni të vijë per 24 orë dhe përsëriteni këtë veprimin për 14 ditv rrjesht.
Në ditën e 14 brumi juaj do të jete rritur dhe do të paraqese hoje të mëdha
Për të kontrolluar nëse është gati e punojeni dhe e lini në temperaturë ambienti për 4 orë. Duhet të trefishojë vëllimin. Brumi do të paraqesë gjithmonë hojet si ato të bletës. Rujeni më pas në frigorifer.
Një herë në javë freskojeni në këtë mënyrë: hiqni cipën në sipërfaqe, përzieni me 200 gr. miell me 200 gr. brumë dhe 100 ml.ujë.
Brumi i përfituar përdoret si maja. Sasia e tij në receta do të jete 30% e peshës totale të miellit. Dmth 500 gr.miell =150 gr. farë buke
Këto ditë do tju shkruaj dhe një recet buke të përgatitur me të.