Search
E enjte 21 Shtator 2017
  • :
  • :

Love is in the Air – Një Valentin ndryshe

Picnic

Kur keni kohë me patnerin shumë gjëra duken të përsëritura, gati gati të bezdishme. Unë jam një ndër to, disa festa  më pëlqen ti kaloj në rehatin time, pa u pispillosur shumë dhe mbi të gjitha të kem një atmosfer intime vetëm me bashkshortin tim. Shën Valentinin nuk e festoj jo sepse e festojnë të gjithë, apo sepse njeriu duhet në gjithë pjesën tjetër të vitit e jo kur na i thon por sepse ne kemi Shën Valentinin  tonë të cilin e festojmë në ditën kur jemi njohur. Këtë vitë, pak ditë më parë festuam 8 vjetorin tonë të njohjes dhe idea që pata pasi skisha pikën e dëshirës të dilja ishte të realizoja një darkë piknik në kushtet e shtëpis.  Më besoni që qe darka më e bukur që kemi ngrën. Doja ta ndaja këte ide me ju pasi nëse keni vendosur që të gatuani ju diçka për bashkshortin dhe doni ta festoni në shtëpi atëher nga tavolina  trasferohuni në dysheme.  Mbështetur pas divanit, nën dritën e qirinjëve të veshur  me pizhama duke parë filmint tuaj të preferuar. Mos u bëni shumë romantik të ndizni  muzik, intimiteti qe do krijoni në ato çaste mjafton.

Shtroni një mbules të bukur sipër tapetit, shpërndani përreth jastëk që të mbeshteteni dhe të jeni rehat, ndizni qirinjë aromantik dhe fusni në frigorifer verën tuaj të preferuar.

Mos u shqetesoni shumë për ushqimin, bëni panine, toste ose atipasta të thjeshta. Gjëra  që mund ti hani rehat dhe me duar. Është vërtetuar shkencërishtë që ngrënia me dorë është shumë më sensuale dhe tërheqëse. Mos lini pa servirur fruta dhe çokollata. As për dhuratën mos u shqetesoni, ti dedikoni kohë njëri tjetrit në kohën e sotme është dhurata më e bukur.

Nëse ju pëlqen leximi, mbas ngrënies lexoini diçka njeri tjetrit dhe do kini natën më shplodhëse në jetën tuaj. Te mua funksionoj, shpresoj dhe te ju.

Gëzuar Shën Valentini dhe mos harroni të falni dashuri në çdo ditë të vitit.

E juaja, Ada!

 

PS: po ju lë disa foto që gjeta në internet për tju krijuar një ide. Darkës time nuk i bëra foto, doja të mbaja diçka për veten time, shpresoj mos mërziteni për këtë zgjedhje 🙂

 

IMG_8795

 

DSC_0092

 

valentines-day-picnic

Photo from Googel. If anyone is your property, pleas  let me know.