Search
E enjte 17 Gusht 2017
  • :
  • :

Lazanja me peshk dhe kungulleshka

IMG_3219

Lazanjat nga koha e gjatë e përgatitjes mund të quhen vërtet një pjatë familjare e ditës së diel…, pjatë festash që kërkon përkushtim. Peshkun që përdora për keto lazanja ishte një miks i ndryshëm por ju mund të përdorni vetëm një lloj ose të tjerë që dëshironi.

 

Perbersit per 6 persona

 

 

1 pako me peta lazanje të fresketa mund ti beni dhe vete duke ndjekur këtë recetë.

300 gr. salmon

300 gr. peshk “peskatriçe”

400 gr. karkaleca

2 thelpinjë hudhër

1 spec djegës i thatë

2 lugë vaj ulliri

2 kungulleshka

pak kripë dhe piper të zi

300 gr. beshamel

disa lugë pesto

2 lugë djathë parmixhano të grirë

Pergatitja

 

 

 

 

 

 

IMG_3222

Pasi përgatitët peston dhe beshamelën  përgatisni mbushjen me peshkë.

Priteni peshkun në copa të vogla dhe vendoseni të kaurdiset në tigan me pak vaj ulliri, spec djegës dhe hudhra, 2-3 minuta jo me shume pasi peshku do vazhdojë gatimin dhe në furrë. Kriposeni dhe hiqni hudhrën dhe specin djegës.

Grini me rende kungulleshkat dhe ruajini mënjanë.

Vendosni të nxehet uji me kripë dhe pak vaj ulliri, zieni 1 minutë lazanjat e freskëta në të dhe hapini në një beze të njomë largë njëra tjetrës që mos ju ngjiten.

Filloni kompozoni lazanjën. Lyeni fundin e tavës që keni zgjedhur me beshamel dhe spërkateni me pesto, shtroni një rrjeshtë me lazanja, spërkateni përsëri me beshamel, pesto, shtoni kungulleshkat e grira, shtroni petët e lazanjës. Spërkateni përsëri  me beshamel, pesto, shtoni mbushjen me peshkë e kështu me rradh duke kombinuar përbërësit ndërmjet tyre dhe petave të lazanjës. Sipërfaqen mbulojeni me beshamel, spërkateni me pesto dhe kungulleshka të grira. Shtoni dhe djathin e grirë në gjithë sipërfaqen e  saj dhe nëse ju ka ngelur lëngë nga mbushja me peshk shtojeni te anët e lazanjës që mos ju thahen tepër.

Piqeni në furrën e e nxehur më parë në 180°C për 40-45 minuta. Shikojeni pak dhe në vartësi të furrës  tuaj.

Lëreni te pushojë dhe të ftohet paksa para se ta prisni dhe ta shërbeni.

 

IMG_3220

 

Ju bëftë mirë 🙂

 

Vlersoni Receten
1
2
3
4
5
Vlerso
     
Anullo

Vlersoni Receten

Vleresimi Mesatar:  
 1 Vleresime

Shume recete e vecant, do provoj ta gatuaj patjeter 😊.