Search
E shtunë 24 Qershor 2017
  • :
  • :

La femme qui aimait beaucoup – 5

17264356_1857214007885130_2563953810973546877_n

Më ndodh gjithmonë që kur shkruaj, të më duket sikur shkruan dikush tjetër, jo unë vetë. Nuk e di, hyn një shpirt tjetër, i lirë, aty brenda meje dhe jep shumë, mbase dhe më shumë seç duhet. Flet shumë, mbase më shumë seç duhet. Flet ato fjalë që mbase asnjëherë s’do thuhen. Flet ato ndjenja që asnjëherë s’janë përjetuar, por vetëm dëshiruar, dashuruar, në heshtje, apo flet ato ndjenja të cilat gjithmonë i ka ndjerë, ndjenja që , të cilat gjithmonë është munduar t’i fshehë, apo gjithmonë i ka nxjerrë, pa pyetur për asnjë njeri, madje pa pyetur dhe për ty. Më ndodh gjithmonë që të jem vetëvetja, sidomos kur shkruaj. Ndihem e lirë, ashtu si di unë, sepse mbase fshihem pas fjalësh, mbase fshihem pas letrës e lapsit, telefonit, kompjuterit, mbase strukem për mos t’u dukur. Po pastaj nuk e mendoj gjatë dhe shfaqem, rishfaqem përsëri, në fjalë, në shkrim, në këngë, muzikën që të shoqëron në kafe, makinë, apo shpi, në ëndërr. Rishfaqem dhe s’kam frikë, as nga unë, as nga ti, as nga ndjenja, nga asnjeri…Resë i shfaqet dielli, e mbulon errësirën, e mbulon trishtimin. Mbulon pse-të, apo arsyet e mos shprehjes, mbulon frikërat e lëna pas në sënduk harrese. I jep jetë vendosmërisë, ka qejf të përballet me sfidën e radhës, ka qejf që larvat që zjejnë brenda stomakut, t’i kthejë në flutura pranvere që shëtisin lule më lule, ka qejf të zihet me grushta me të vërtetën e t’i jap vendin që i takon. Nuk ka turp nga pastërtia që e karakterizon. Mbulon errësirën e mendjes dhe di të jap dritën e shpirtit, të zemrës, ashtu siç di vetëm ajo…vazhdon..March 12,2017, 11:37 am

 

Nga La femme qui aimait beaucoup

Photo by Googel