Search
E enjte 17 Gusht 2017
  • :
  • :

La femme qui aimait beaucoup – 4

17202920_1856799284593269_7754008223338462818_n

Ajo nuk kishte frikë më nga asgjë, kishte filluar ta donte veten e saj, kishte filluar ta donte trupin e saj, me ato çfarë kishte dhe ato çfarë s’kishte. Ajo nuk kishte frikë më nga asgjë, as nga ato çfarë mund të thonin njerëzit, në fakt për këtë se ka vrarë ndonjëherë mendjen, jo me ta vrasë sot. Nuk kishte frikë as të njihte meshkuj të tjerë nëse nuk do ishin ai, sepse ajo tashmë e dinte vendin e tij në zemrën e saj, vend që askush nuk mund ta zinte. Kalonte kohën, mund të flirtonte , sepse ndihej mirë kur e bënte një gjë të tillë, ndihej e vlerësuar si femër, për atë çka ishte, mbase ngaqë ishte shumë e drejtpërdrejt në atë çfarë thoshte dhe bënte, mbase kjo e bënte të veçantë dhe ndryshe nga vajzat e tjera që ekzistonin, dhe mbase dhe meshkujt prandaj tërhiqeshin nga ajo, nga personaliteti i fortë i saj. Sepse ajo ishte aq e drejtpërdrejt sa nuk e vriste mendjen nëse po dukej keq apo mirë, thjesht e thoshte ashtu si e mendonte. Kënaqen kur komplimenta i bënin për mënyrën e komunikimit, unik, si ajo vetë . Flirtonte gjithmonë, me poza fotografish, apo fjalë apo fjali të shkruara me stil. Flirtonte se kuptonte botën e meshkujve të ndryshëm dhe reagimin e tyre ndaj femrës, asaj, apo gjithë të tjerave. Ajo e pranonte veten ashtu sic ishte, nuk kishte nevojë për make up, apo taka të ndihej mirë. Pa to ajo ndjehej vetëvetja, ndërsa me to, ndihej sikur dikush tjetër ia kishte zënë vendin, ndihej sikur i kishin vënë lakun në fyt, e përse? Që të dukej bukur para shoqeve të veta, dhe të binte në sy tek meshkujt, sepse femrat e kanë merak rënien në sy, por harrojnë që të gjithë i kanë inat pordhët e tepërta dhe takat “e shtrenjta”. I kanë inat zhgarravinat në fytyrë , të pakten ato të kuruarat fytyra , me delikatesë kane çtë japin. Të shijojnë dhe t’i shikosh, jo më t’i prekësh e puthësh, sepse dhe po i puthe nuk do puthësh llaçin e hedhur nësurrat, por lëkurën e butë të bebes, naturalen e të bukurës femër, sepse femrat e tilla janë të rralla, prandaj ajo e dinte vendin e saj, e dinte sesa specie në zhdukje ishte. Ajo nuk kishte turp të pranonte atë çka ndjente për të, sepse do ishte e pafytyrë ose do kishte dyfytyra nqs nuk do ta bënte, thjesht do gënjente veten dhe më pas do qante natën vonë, duke përqafuar jastëkun në mungesë të tij, duke dëgjuar muzikën e preferuar, apo shiun duke rënë pik-pik në xhamin e dritares së dhomës së gjumit. Edhe pse kishte premtuar që më s’do t’a bënte, të qante, megjithëse kishte raste që e bënte, dhe vërtet ndihej mirë dhe shiun e shikonte si shok që e shoqëronte në çdo pik loti të derdhur të sajin, e shikonte si njeri ku mund të mbështetej në momentet kur i mungonte ai, apo kur larg e kishte atë. Ashtu ishte ajo, i mungonte dhe kur e kishte, i mungonte dhe kur larg ikte, sepse kur e kishte, nuk mendonte më të bukurën që po ndodhte dhe ta shijonte, por mendonte të hidhurën që mund t’i vinte gjithë gëzimit të momentit. Ishte mësuar që qante nga gëzimi kur i vinte dhe nga hidhërimi kur i ikte. Ai ishte i tillë, të linte ndjenja ne çdo moment, të linte ndjenja dhe kur zgjuar rrije dhe kur gjumi të merrte. Të linte ndjenja kudo, kurdo dhe kur pranë e kishe dhe kur me veten tënde gjithmonë ishte

…11March 2017, 07:08 pm

Nga La femme qui aimait beaucoup

Photo by googel