Search
E enjte 21 Shtator 2017
  • :
  • :

La femme qui aimait beaucoup – 3

maxresdefault

 

Sapo zbarkuam hahahahahha po flet si ndonjë anije që zbarkon ekuipazhin e saj. Po ashtu ishim me shumë valixhe me vete shyqyr zotit që jemi shumë linguina ca do te thuash ??po qe flasim shumë gjuhë dhe nuk ngelim asnjëhër asgjëkundi pa pyetur apo pa i gjetur zgjidhje ndonjë problemi që mund të hasim rrugës përveç peripecive të kaluara , se nuk rrinë të presin ty duke u hallakatur trugeve të aeroportit apo të ferrovise, nuk eshte faj i tyre që nuk ke udhëtuar më shumë se dy-tre here jashteshtetit, dhe që nuk di se ku është wc apo nje fastfood e di dukem si ato të humburat që skanë parë botë me sy po ja që kështu ndodhi për 5′ të qelbura duhej te rrinim të prisnim trenin që do na conte te treni madh  dhe i shpejte nëse do kishte akoma një të tille. Pasi u rehatuam nën pikat e shiut, dmth në qiell të hapur filluam te hanim ato çka kishim blerë e për të cilat kishim humbur trenin, na duhej të prisnim mbase gjithë ditën ose mbase dhe gjithë natën për të shkuar në destinacion por..nuk thonë kot shpresa vdes e fundit…një dritë në fund të tunelit .. Treni do vinte pasn1 h e gjysës , aty as shiu as lodhja e pritja e gjatë nuk zinin më vënd, me në fund do arrinim atje… E di si e kisha imagjinuar sikur kur të hipnim në mjetet e transportit që përdoreshin atje ,diçka e keqe do ndodhte as nuk e kisha idene se çdo të thoshte ai vend derisa … Hipëm te treni i shpejtë… Frecciarosa… Ah si ishte , a doje tavolinë? Restorant? Tualet? Te dukej vetja si ne hotel ual imagjino që ne ishim tek vëndet e zakonshme.. Kur kaloje tek classi A çuditeshe, nuk kish shumë njerez dhe shumë pak ulëse.. Madje dhe shërbimi dukej super rruges mund të shikoje vreshta të tere dhe një shtëpi të humbur në gjithë atë gjelberim.. Tek tuk të zinte syri dhe keshtjella në maje ndonje kodre.. Sa here që bënte një ndalese treni aq here më shtohej kureshtja për vendin në të cilin ndodheshim .. Dhe ja ku dukej ndonjë vend që nuk kish asnjë gjë më shume apo më pak në pamje të pare me vendin tonën madje dukej sikur ishte me i bukur vendi ynë sesa ai atje jashtë… Po po ashtu ishte një vend nuk e mbaj mend si e kish emrin,mu duk si Elbasani, kalaja rrethonte një pjesë të qyteti dhe pastaj vazhdonte qyteti me ndertesat moderne… Vetëm ato viletat ato vreshtat që me kujtonin verën ,vetem ato ma morën mendjen.. Do thuash ti që dhe ne kemi… Eh ajri klima… Vëndi … Nuk e di dukej shumë larg nesh… Më dukej shumë sikur një mjeshtër me penelat vetë kish hedhur në pëlhurë një endërr të vetën , ku kishte shprese ,të ardhme, dashuri lumturi… Po errej dhe po e shikonim që destinacionit tonë po i vinte radha… Më në fund … U mbusha me frymë thellë… Ah cfarë ere… Me vinte deti tek hunda.. Aq shumë me kishte munguar ,sidomos këtë vit qe nuk pata rastin qoftë dhe vetëm ta vizitoja… Më dukej sikur përpara kisha një pjate me fruta deti… Sapo dolëm nga hekurrudha… Përpara syve u shfaq magjia… Bërtita nga lumturia dhe thashë wow… E mbaj mend si tani çfarë ndjesie më dha.. Sikur zemra më lëvizte vendit … Një përrallë e bukur do jetohej për pak ditë, do ishte aq e bukur sa do dukej çudi po te ishte e vërtetë… Class nëpër kalldrem, sport gjithashtu, lloje të ndryshme gjuhësh nga turistet e gjithë botës, dhe papritur shikimi im shkoi tek mjeti transportit  qesh me veten ,une kisha menduar një varkë të vogël nga e cila dhe mund të bije por jo në vendin magjik kishte tranaport urban, sa prapa bote që jam, ishte një varke e madhe gjigande nga ajo çkisha menduar une, që mbante shuume njerëz të cilët barka të ndryshme i conin nëpër lagje të ndryshme të vendit magjik… Arritem tek lagjia jone.. Ishte me rrugica të vogla shtëpia ndodhej në një rrugice të vogël ne një ndërtese të vjetër.. Nëse mendoje se dhe brenda ishte kështu ishte gabim… Më pëlqente që era e detit do më shoqëronte këto ditë që do përjetoja përrallen time… Por mungonte ai.. Mungonte shumë.. Sa here që shikoja mendja shkonte tek ai madje e gjeta dhe dikë qe i ngjante por me vonë jo sot… Sot ishte koha për të fjetur dhe për të ndjerë sado pak realitetin e kësaj ëndrre përralle të bukur .. Ishte koha për pushime.. Për relaks ishte koha për tu ndjerë përsëri i ri, i bukur dhe për tu ndjerë vetëvetja .Ai vend magjik me ura gjigande ,ura të vogla ,ndërtesa të vjetra gotike ,me piktura ,skulptura të vjetra ,me legjendat e veta e me ylberet shtëpi të bente të perjetoje thjesht magji…

Nga: La femme qui aimait beaucoup

Photo by Googel.