Search
E enjte 24 Gusht 2017
  • :
  • :

Kur Orienti takon Mesdheun – Patëllxhanë me mjaltë, stika dhe rrush të thatë

patellxhane orinetale

Në pjatën time  të sotme ju kam servirur një bashkim shijesh orintale dhe mesdhetare. Duket e çudicme kombinimi i patëllxhanëve me mjaltin por është një gjetje e shijshme. Pikantja e specit të freskët, mjalti i fërdetes dhe lëngu i limonit sëbashku me aromën e mrekullueshme të borzilokut e bëjnë këtë pjatë mos mungojë si antipastë në darkat tuaja verore.

 

Perberesit 0

 

 

2 patëllxhanë të mëdhenjë ose 4 nga varieteti i gjatë

2 lugë mjaltë fërdeteje

2 limona

1 dorë stika pishe

1 dorë rrush të thatë

borzilok

kripë

4-5 lugë vaj ulliri ekstra i virgjër

1 spec djegës i freskët

Pergatitja

 

 

 

Vendosni rrushin e thatë në ujë të ftohtë të zbutet. Kur të jet gati, shtrydheni me duar dhe ruajeni mënjanë.

Në një tiganë thekërisni paksa stikat e pishës. Hiqini dhe ruajini mënjanë

Lani patëllxhanët dhe pritini në feta të holla.

Vendosni një zgarë të nxehet mirë dhe piqini patëllxhanët nga të dyja krahët. Kur të jen gati hiqini dhe vendosini në një pjatë servirje. Kriposni.

Veçmas krijoni një salcë duke bashkuar mjaltin me lëngun e limonit dhe vajin. Përzijeni dhe këtë salcë të hollë shtojeni sipër patëllxhanëve, shtoni   dhe rrushin e thatë, specin djegës të prerë hollë, stikat e pishës dhe fletët e borzilokut. Lërini të marinohen në frigorifer për 10 minuta  dhe shërbejeni.

IMG_2901

Ju bëftë mirë 🙂

 

Vlersoni Receten
1
2
3
4
5
Vlerso
     
Anullo

Vlersoni Receten