Search
E mërkurë 18 Tetor 2017
  • :
  • :

Kripa blu Persiane

Sale Blu di Persia

Kripa Blu Persiane është një prej kripërave më të rralla në tokë dhe është perftuar nga nga mbetjet e një liqeni të lashtë kripe në Iran. Ngjyra blu e kristaleve është për shkak të ngjeshjes së madhe dhe presionit të pllakave tektonike më shumë se 200 milionë vjet më parë. Ngjeshja masive e kripës në thelb ka deformuar strukturën e kristalinës se kripës e cila reflekton dritën ndryshe. Me pak fjalë, ngjyra është pothuajse një iluzion optik. Kripa Blu Persiane ka një shije të pasur intensive kripe dhe një shije të plotë e cila thekson shijet e te gjitha pjatave (recetave) . Kripa Blu Persiane ka qenë gjithmonë e kërkuar, dhe e çmuar sepse ka një pamje të bukur dhe shije të hollë. Kripa Blu Persiane është një nga kripërat më të rralla, që ka njohur njerëzimi, dhe është nxjerrë nga një minierë kripe në krahinën veriore të Semman në Iran. Ajo në përgjithësi konsiderohet si një kripë për ëmbëlsira, për shembull salcë (glasse) karameli me akullore. Megjithatë ajo mund të përdoret në salca mishi, këpurdha, prodhime deti, dhe receta te ndryshme mishi. Për te gjithë ata që kujdesen për linjat eshte e përsosur, pasi ka përqindje natriumi më të ulët se kripa e zakonshme.

Burimi: www.neranxi.al