Search
E mërkurë 18 Tetor 2017
  • :
  • :

Krem Karamel

krem Karamel

I quajtur ndryshe dhe qumesht në mënyre portugeze ështe një ëmbelsirë  qe termi realishte eshte francez por eshte lindur ne Portugali.E njohur në gjithë boten dhe natyrishtë çdo vënde ka recetën e tijë të personalizuar.

PERBERSIT:

Për kremin:

4 vez

150 ml pana e freskët

120 gr sheqer

450 ml qumësht

16 gr vanilie

Për karamelin:

5 lugë uje

150 gr sheqer

PERGATITJA:

Fillimishtë nxehni furrën në 180°Vendosni qumshin të ngrohet në një enë dhe shtoni vanilien.Kur të marri valë hiqeni nga zjarri dhe lëreni në valen e tije deri sa te qetësohet për 30 minuta.Kaloi kjo kohë përzijeni me panën e fresket.Ndërkohe në nje ene rrihni vezet me sheqerin deri sa të behen si krem.Shtoni qumshin ngadal dhe perzijini vazhdimishtë.

Përgatisni karamelin duke shkrirë sheqerin deri sa të filloje të marre ngjyrë dhe shtojini 4 lugë uje.Perzijeni vazhdimishte derisa te lidhen sebashku.

Shpërndani karamelin nëpër format dhe lëreni të mpikset paksa.Pas kësaj kohe shtoni me ndihmën e një garuzheje dhe komposton e kremit.Vendosini format në një tepsi me anë të larta dhe mbusheni dy gishtë me ujë të nxehtë.Vendoseni në furrë dhe piqeni kremin karamel ne banjomari për reth 50 minuta deri sa sipërfaqja të jet koplet e mpiksur.Lërini të ftohen në temperature ambienti dhe paskësaj vendosini në frigorifer për te pakten 2 ore para se ti konsumoni.Në momentin e servirjes ndimohuni me anën e një thike duke shkëputur kremin karamel nga anët dhe duke e kthyer mbrapsh me ndihmën e një pjate servirje.

 

Ju bëfte mirë 🙂