Search
E enjte 17 Gusht 2017
  • :
  • :

Koshfë Gjeli Deti e pjekur në kripë

IMG_4219

 

Kur tradita të thërret por do dhe diçka të re e sidomos kur në shtëpi jeni pak veta. Përgatisni këtë kofshë gjeli dhe do të keni pjatën më të mire të gatuara për festa.

 

Perbersit per 4 persona

 

 

1 kofshë gjeli rreth 800 gr.  ose dy të vogla

1 lugë gjalpë të zbutur në temperaturë ambjenti

3 lugë mustardë

1 lugë salcë pikante,  ka të gatshme ose mund ta bëni vetë sipas kësaj recete.

1 lugë të vogël kripë

1 lugë vaj ulliri

Pak paprika

Pak rigon

Pak gjethe trumëze

1 dafinë të thatë të shkërmoqur

Për aromantizimin e kripës

500 gr.  kripë të trashë

dy degë rozmarine

2 gjethe dafine

Pergatitja

 

 

 

 

IMG_4220

Jepini një të zierë kofshës së gjelit për nja 25 minuta. Por mund ta bëni dhe pa zierë.

Shtroni kripën në një tavë dhe brenda saj vendosni gjethet e dafinës dhe degët e rozmarinës.

Përzieni mustardën me gjalpin, vajin, kripë, salcën pikante, paprikan, gjethe trumëze, dafinën e shkërmoqur dhe rigonë. Me këtë përberje lyeni kofshën e gjelit  duke e masazhuar mirë.

Vendoseni sipër kripës dhe futeni në furrën e nxehur të piqet në 160°C për rreth 2 orë derisa të theket mirë dhe nëse e shponi me një maj thike nga ajo mos dali më lëng.

Ora është në varësi të kofshës nese keni marr atë të madhe por nëse keni përdorur dy të vogla koha e pjekjes është më e pakët.  Gjithashtu dhe nëse e keni zierë koha është më e pakët.

Shërbejeni me një kontorno patatesh rustike , furre, ose çtë dëshironi.

 

Gëzuar festat 🙂

 

 

IMG_4222

 

 

 

 

IMG_4223

Vlersoni Receten
1
2
3
4
5
Vlerso
     
Anullo

Vlersoni Receten

Vleresimi Mesatar:  
 0 Vleresime