Search
E enjte 21 Shtator 2017
  • :
  • :

Kokteil mimoza

IMG_3054

Sot ky kokteil u inspirua nga një veshje që stilistja Stella Sallaku ka krijuar në atelerin e saj. Një kokteil në bazë shampanjën dhe lëngun e portokallit por shampanjën mund ta zvëndësoni me një proseko. Dhe pse në ngjyrë duket kaq veror, periudha ideale për ta përgatitur është dimri kur portokallet kanë kohën e tyre.

 

 

Për një gotë duhen:

një masë shampanjë shumë e ftohtë

një masë lëngë portokalli të filtruar

Në një flut  shtoni lëngun e portokallit pastaj shampanjën, përzijini dhe shërbejeni.

 

IMG_9704

Gëzuar 🙂