Search
E martë 27 Qershor 2017
  • :
  • :

Kërpudha me qepujka

IMG_3571

 

Këto pjatat dimërore janë kënaqësi për shpirtin.  Tek po e gatuaja këtë pjatë era e mirë e kërpudhave të freskëta tek kaurdiseshin me qepujakt të hapnin oreksin .

 

Perberesit 0

 

 

300 gr. kërpudha ( të miat ishin pioppini” te quajtura ndryshe gozhdë)

300 gr. qepujka

2 thelpinjë hudhra

2 lugë vaj ulliri

1 gotë salcë domatesh lëngë

Pak kripë dhe piper i zi

Disa degë trumëz

2 gjethe dafine

 

Pergatitja

 

 

 

 

 

IMG_3574

Fshijini kërpudhat një nga një me një beze të njomë.

Në një tiganë të përshtaçëm për furrë vendosni vajin të nxehet. Shtoni kërpudhat dhe qepujkat dhe kaurdisini sëbashku për disa minuta, më pas shtoni salcën e domateve, kripën, piperin, dafinë, gjethe trumëze, hudhërat e grira, 1 gotë ujë dhe lërini mbi zjarrë derisa të marrin valë. Më pas trasferojini në furrën në 180°C për 30 minuta ose derisa shikoni që salsa është gatuar dhe nuk është më e tharët.

Shërbejeni me bukë të thekur.

 

 

IMG_3572

Ju bëftë mirë 🙂

 

 

 

Vlersoni Receten
1
2
3
4
5
Vlerso
     
Anullo

Vlersoni Receten

Vleresimi Mesatar:  
 0 Vleresime