Search
E mërkurë 18 Tetor 2017
  • :
  • :

Kek tigani “Pancakes” me livando dhe miell tërshëre

IMG_3197

 

Mëngjeset e verës duhet të jenë të freskëta dhe plot shije, këto kek tigani “pancakes” jo vetëm që do i bëjnë mëngjeset tuaja më të ëmbla dhe plot arom fal livandos por janë dhe të freskëta me shtimin e kosit grek dhe pjeshkëve.

 

Perbersit per 2 persona

 

 

 

2 vezë

1 gotë tërshër e bluar derisa keni përfituar një miell të kokrrizuar

2 lugë mjaltë

2 lugë kos grek

2 luge gjalpë i shkrirë

një majë lugë të vogël pluhur pjekës për ëmbëlsira

4 lugë qumësht

1 lugë e vogël lule livando e freskët, në munges atë të thatën të cilën do e bluani derisa të bëhet pluhur.

1 lugë e vogël lëkura limoni

Për ta shoqëruar:

kos grek, në munges kulloni kosin ton normal me një napë në mënyrë që të keni një kos të trash

2 -3 lugë mjaltë

fara lulkuqeje

1 pjeshk

 

Pergatitja

 

 

Në një enë përzieni vezët me gjalpin, qumshtin, kosin, mjaltin, shtoni dhe livandon, lëkurat e limonit, pluhurin pjekës dhe tërshërën.  Përzijini mirë. Lëreni pak në frigorifer për nja 10 minuta të pushojë.

Nxehni mirë një tiganë me fund që nuk ngjitë dhe shtoni pak brumë në të. Lëreni të bëhet me bulza sipër dhe kthejeni nga ana tjetër. Vazhdoni në këtë mënyrë për të gjith pjesën e mbetur të brumit.

Shërbejeni sipër me kos, mjaltë, copëza pjeshke të qeruara dhe fara lulkuqeje.

Mëngjes të mbarë 🙂

 

Vlersoni Receten
1
2
3
4
5
Vlerso
     
Anullo

Vlersoni Receten