Search
E mërkurë 18 Tetor 2017
  • :
  • :

Kek tigani (pancakes) me boronica dhe mjaltë

983680

Ndoshta ky është ushqimi më i përhapur amerikan në gjithë botën dhe që ne blogerat dashurojmë ta fotografojm, unë me fashion food-in  do ti përshtasja në çdo veshje. Këtu sot po sjell recetën bazë të tyre, ju mund ti shoqëroni me çfarë keni më shumë dëshirë, të miat janë me mjaltë dhe boronica.

 

Perberesit 0

 

 

Për 12-14 kek tigani

 

125  gr. miell 00

25 gr. gjalpë i shkrirë

2 vezë të mëdha në temperaturë ambienti

200 ml. qumësht

1 lugë të vogël pluhur pjekës për ëmbëlsira

1 lugë të vogël ekstrakt vanilje

15 gr. sheqer

Për dekorimin

mjaltë

boronica

 

Pergatitja

 

 

Për ti rënë më shkurtë dhe për rezultate më të shkëlqyera, unë  i vendos të gjithë përbërësit e kekëve në një blender ose në makinerin e smoothiet dhe i përziej derisa masa të jetë e fryrë dhe shkumoze.

Pas këtij hapi, vendoseni  brumin në frigorifer të pushoj për 30 minuta.

Më pas nxehni fortë një tiganë në zjarr të mesëm lyeni fundin e tij me pak gjalpë dhe derdhni  në të nga një garuzhe brum. Lëreni të piqet derisa në sipërfaqe të krijohen bulza, është koha që duhet ta ktheni.

Veproni në këtë mënyrë dhe për pjesën tjetër të brumit.

Shërbejini të nxehta me mjaltë dhe boronica.

Shënim: mund të ruhen në frigorifer të mbyllyra ermetikishtë për 2-3 ditë. Në momentin që do i shërbeni, mjafton  ti ngrohni përsëri.

 

1191232

 

Vlersoni Receten
1
2
3
4
5
Vlerso
     
Anullo

Vlersoni Receten

Vleresimi Mesatar:  
 0 Vleresime