Search
E enjte 21 Shtator 2017
  • :
  • :

Hyrë në jetën time nga Clara Sánchez

entra en mi vida

Siç e kam shkruar dhe në një tjetër postim Clara Sanchez po kthehet në autoren time të preferuar. Me stilin e saj misterioz që zbulon sekretet një nga një deri në pikën e tyre më kulmore. I tillë është dhe libri i radhës prej saj me titullin origjinal ” Entra en mi vida”. Një histori prekëse e një familje që kërkon vajzën e humbur. Frymëzuar nga raste publike të vërteta kur në Spanjë në vitet 80 vdekja e papritur e të sapolindurve u bë shqetësuese derisa dolën në pahë raste misterioze për trafikimin e tyre. Historia është aq prekese sa dhe e fortë. Dashuria e pa mas e një nëne dhe instikti i saj për të gjetur gjurmët e vajzës së humbur që nuk besoi në asnjë moment si të vdekur. Veronika dhe Laura dy motra që  fati i bashkon.

Duke mos ju treguar më shumë rreth ngjarjes për t’ju lënë  ta zbuloni vet, për mua është një libër i mrekullueshëm dhe jua sygjeroj. E di që në shqip nuk është por lexojeni anglishtë ose italishtë. Shitet online në Amazon.