Search
E shtunë 24 Qershor 2017
  • :
  • :

Honeybee Albania

13116484_1025250917569555_1467857339110684647_o

Irxhana është  një kimiste e re me pasionin për natyrën, të shëndetshmen dhe çdo gjë bio e naturale që na rrethon. Nga duart e saj puntore e të arta dalin produkte vërtet të mrekullueshme.

I testova gjatë produktete e saj, pomadën dhe lipbalmin me ngjyrë dhe dua t’ju them që janë shumë të efektshëm. Duart e mia të acaruara nga larjet e shpeshta të videove që po bëj dhe punët e tjera shtëpiake, vetëm pomada e saj si melhemi që del nga përrallat mi shëroi. Një formul komplet naturale me dyll blete e trashëguar nga gjyshja te mbesa ndoshta e bën vërtet këtë produktë të dali nga ndonjë përrall me zana e shtojzavalle. Çmimi modest e kalon pritshmërin që ndodhet në këtë boçe të vogël plot arom. Ua këshilloje me votat maksimale. I vetmi produkt që ka kaluar pritshëmërin time.

Kushton vetëm 5 mij lek të vjetra dhe mund ta porosisni në faqen e saj të instagramit @honeybee_albania ose në faqen e saj të Facebookut personal Irxhana Dobrovoda 😉

Lipbalmi një përkedhelje mbi buzë me të njëjtën formule të pasuruar si pomada por me shtimin e ngjyrës e bën atë një must për tu mbajtur gjithmonë me vete. Provojini dhe më thoni dhe ju përshtypjet tuaja.

🙂

 

 




  • julka

    Adda, flm per keshillen, eshte sh e dobishme te njohim nga kulti jone d
    he pse jo ti mbeshtesim ne maksimum!