Search
E enjte 19 Tetor 2017
  • :
  • :

Hamburger i bërë në shtëpi

IMG_2365

Natyrishtë hamburgerin më të mirë do e hani nga duart tuaja. Duke bërë bukën që doni, shtoni shijet që keni më qef dhe duke zgjedhur mishin me cilësi të lartë do kini një “zotëri hamburger” të bërë në shtëpi. Shijet e mija  më të preferuara janë këto që do ju shkruaj në recetën e sotme, por natyrishtë si gjithmonë ju personalizojeni sipas dëshirës tuaj. Një vaktë ditën e pushimit për të kënaqur fëmijët dhe familjen tuaj ndaj përgatiteni dhe më thoni në koment këtu poshtë si ju ka dal. 🙂

 

Perbersit per 2 persona

 

 

150 gr. mish viçi të grirë

150 gr. mish derri të grirë

1 lugë mustardë

kripë dhe piper i zi

1 lugë gjalpë me tartuf

1 lugë gjalpë normal

1 qep

2 lugë salce soja

1 lugë sheqer kaf

1 domate

dy gjethe sallate

2 fleta djathë për shkrirje

2 bukë hamburgeri të bëra më parë

1 lugë vaj ulliri

Pergatitja

 

 

 

Fillimishtë karamelizoni qepët.

Prisni qepët hollë dhe vendosini të kavardisen me  gjalpin normal. Sapo fillojnë të marrin ngjyrë shtoni sheqerin dhe lërin përsëri të kavërdisen ngadal, pastaj shtoni pak ujë. I lini të karamelizohen derisa fillojnë të marrin ngjyrë të artë, sapo uji të shterojë dhe qepët të bëhen të buta, i shuani me salcën e sojës.

Lërini të ftohen.

Ndërkohë përgatisni qoften e hamburgerit duke i bashkuar dy mishërat, mustardën shtoni kripë dhe piper të zi,  vaj ulliri dhe punojeni mirë me duar. Formoni qofte pak më të mëdha se diametri i bukës së hamburgerit.

Vendosni të piqen në një zgarë ose tigan me fund që nuk ngjitë sapo shikoni që janë pjekur nga një anë kthejini dhe sipër tyre vendosni djathin . Kur  qoftja të jetë pjekur dhe djathi po fillon të shkrihet hiqeni.

Në të njëjtin tigan vendosni dhe bukët e ndara në dyshë që të marrin gjithë shije e mishit që u poqën. Sapo të theken paksa bukët lyjini me gjalpin me tartuf, dhe gjysmë e bukës së poshtme vendoseni përsëri te tigani nga ana e jashtme. Sipër saj vendosni mishin dhe lëreni për disa minuta sapo djathi të  fillojë të shkrihet përsëri.

Prisni domate në feta dhe formoni hamburgerin duke vën sipër djathit qepët e karamelizuara, disa feta domate, fletën e sallatës dhe mbulojeni me gjysmën tjetër të bukës.

Shërbejeni me patate furre.

 

 

 

IMG_2373

Ju bëftë mirë 🙂

 

 

 

 

Vlersoni Receten
1
2
3
4
5
Vlerso
     
Anullo

Vlersoni Receten

Vleresimi Mesatar:  
 0 Vleresime