Search
E enjte 24 Gusht 2017
  • :
  • :

Guida e Santorinit

Oia

Oia

 

Kur vizitojë një vend të ri, unë nuk rend mbas muzeve të artit “sigurisht dhe ato janë të rëndësishme” por unë rend mbas fshatërave të tijë. Mbas rrugicave, shtëpive dhe mundësishtë të përgjoj nëpër dritare për të parë si kanë orenditur  shtëpin, ç’kanë të varur në mure, ç’farë shtrojnë nëpër tavoline dhe vetëm atëherë e kuptoj plotësishtë kulturën dhe të qenurit në atë vëndë. Dhe Santorini ta krijonte këtë mundësi ta zbuloje në çdo cep të tijë. Merrni një makin me qera dhe eksplorojeni pafundë.

Santorini është i bukur jo vetëm për lluksin që të ofrojnë tre qytezat kryesore, Thira, Oia dhe Imerovigli  por dhe për thjeshtësin e fshatërave si Megalochori dhe këtu do gjeni dy restorante/taverna tipike që të ofrojnë ushqim fantastik.   Taverna Raki ku është xhiruar dhe një pjes e filmit “Sisterhood of the traveling pants 2” dhe tjetri në hyrje të fshatit që smë kujtohet emri pasi paskam harruar ta shënoj.  Nëse jeni adhurues të dyerve dhe shkallëve si unë, këtu do krijoni koleksionint tuaj më të mirë të fotografive.  Akrotiri një fshat ku keni mundësin të vizitoni dhe qytetin e vjetër, muret rrethuese etj dhe vizita kushton 7 euro. Në këtë fshat ndodhen 2 taverna shumë të mira, e para është në hyrje të fshatit  Theofanis Tavern Santorini dhe bën djathin fantastik me pet byreku dhe mjaltë, qoftet me domate Domatokeftedes dhe karkalecat Saganaki të bëra me salcë domatesh vëndase dhe djath të bardhë. Tjetra duhet të ndjekësh rrugën kryesore që të çon te fari i Akrotirit e quajtuar “Anna Goodheart” një agriturizme i vogël me drejtim familjare ku keni mundësi të blini dhe produktet vëndase. Në kuzhinë gatuan një zonjë shqiptare. Të tjerë që sduhet humbur janë Perisa dhe Kamari dhe komplet zona përqarkë. Është zona e plazhit ku do shikoni plazhe me rërë të ndryshme nga e bardha te e kuqja dhe deri te e zeza tipike e ishujve vullkanik. Në mbrëmje kjo zonë është dhe shumë e bukur për ta shëtitur në këmbë.

Shëtitjet turistike me barkë nuk mungojnë për tëvizituar ishullin e vullkanit dhe ishujt e tjera përreth.

Thira dhe Oia qytezat kryesore janë një mrekulli. Kur flitet per Santorinin flitet vetëm për to. Kupolat blu të kishave të vogla duket sikur bëhen njësh me blun e qiellit dhe të detit. Lokalet dhe restorantet lluksoze nuk mungojnë, dyqanet tipike që shesin orendi do ju shoqërojnë në gjithë shëtitjen tuaj. Perëndimet në këto qytete janë ndoshta më të bukurat që mund të shihni  në jetën tuaj. Çmimet? natyrishtë shumë të shtrenjta.

Bakllavan më të mirë në gjithë Santorinin unë e kamë ngrën në Oia në një pastiçeri të vogël “Melenio “. Mund të uleni në taracën e saj dhe të shijoni perëndimet në qetësi të plot. Mos harroni të provoni këtu dhe Kadaifin e mbushur. Perfekt.

Në Thira e shkruajtur Fira  qytetin kryesor të Santorinit ndodhet dhe fast -foodi që mua më pëlqeu më shumë. Suflaqet këtu jan fantastike, quhet Mc Daniels.

Mos harroni të bëni një shëtitje në Caldera sidomos mbasdite, dielli do shoqëroj udhëtimin tuaj.

Këto jan disa vënde kryesore por siç ju thash merrni një makin dhe mos lini pa vizituar çdo cep të Santorinit sepse pas çdo fshati do zbuloni diçka te re. Do shikoni fushat me kaperi dhe rrushin zvarranik, detin me rërë të zezë, mullinjtë e erës dhe shtëpit e bardha.

Poshtë po ju vë dhe disa foto të ushqimeve tipike.

Shihemi në horizonte të reja 🙂