Search
E enjte 24 Gusht 2017
  • :
  • :

Guida e Palmës

IMG_3993

Po ju shkruaj një mini guid të Palmes kryesisht përsa i përket ushqimit. Palma  di majorka ishte tmersishtë shumë e shtrenjtë. Asnjë vend spanjoll nga ato që kam vizituar nuk kishte çmime kaq të ekzagjeruara sa Majorka. Çdo vend plazhi i bukur  ishte me pages, parkimi nga 8-10 euro.  Panine me një fije djath kushtonte 4 euro. Për mos folur pastaj për ushqimet artizanale që kishin çmime marramëndëse. Nje çokollatë artizanale 15 euro. Paella ishte me çmim për person dhe niste nga 20 euro e sipër. Një gotë mojito 6.50-9 euro. Një kafe e gjatë me qumësht ose një kapuçino 4.50 euro. Një ëmbëlsirë e thjeshtë tip torte me çokollate 8 euro. Gatimet ishin të mira pak a shumë gjithandej, pastaj dihet që Spanja ka ushqimin fantastik, ndërmjet Italis dhe saj nuk di të zgjedh kush është më e mira.

Nga turistet e shumtë gjeje më shumë ushqim perëndimor sesa vendas dhe duhet ti kërkoje mirë vëndet që të ofronin ushqimin tipik spanjoll.

Unë provova disa vënde në fakte ku lexova dhe më sugjeruan në hotel që ja vlente të haje ushqim dhe një ndër to ishte restoranti “Ca’n Manolo”  që bënte paellën më të mirë në qytet por dhe pjesa tjetër e produkteve të detin nuk rrinin mbrapa sidomos një miks peshku i skuqur. Çmimet jan të ekzagjeruara por peshku të pakten ishte i freskët.

Nëse ndodheni nga zona e “Capdepera”, bëni një ndales te lokali “Pura Vida” bënte mojiton më të mirë që une kam pire në jeten time por jo vetem kaq të ofronte një ambjent spektakël.

Në qytet gjithashtu gjen dyqane të vogla gastronomike me ushqim të zgjedhur që të ofrojnë të kosumosh produktet e tyre në vënd dhe janë vërtet të lezetshme. Ju këshilloj ti provoni pasi proshuti “pata negra” ose siç njihet dhe me emrin “jamon iberico de bellota” dhe salsicet e tavolines ishin fantastike. Të stazhonuara në piper, në hurdhëra, ose erëza të tjera ishin një kënaqesi për shijen.

Por nëse sdoni të shpenzoni shumë me të ushqyerin një panin me jamon iberico e gjeje gjithandej. Dhe  ishte goxha e bollshme.

Mos lini pa provuar verën e bardhë spanjolle dhe sidomos atë vendase të Palmës. Fantastike.

Në qendër lokali “Llonguets” nëse konsumoje ushqim ose birra të mëdhaja të sillnin falas Sangria të madhe të dekoruar me stil. Ketu çmimet ishin mesatarisht të ulta.

Në mëngjes mos lini pa kosnumuar “Ensaïmada” bukën e ëmbël tip brioshi, vetem kujdes është e bërë me dhjam derri dhe nëse sdoni të shtoni në pesh si unë mjafton ta provoni  vetëm një herë 😛

Plazhet publike gjeje gjithandej, por ju këshilloje të merrni një makin  me qera  e cila nuk kushton shumë dhe ta shëtisni komplet Majorkën pasi siç jua theksova dhe në postimin tjetër fshatërat jan shumë të bukura dhe qetësuese. Plus do njihni më shumë kulturën vendase dhe mënyrën e tyre të jetesës. Unë i adhuroj shtëpit e tyre të bëra me gurë, ato muret e vogla rrethuese të shtëpis dhe pemët frutore ose palma përqark.

Hotelet jan relativisht të shtrenjta por gjen dhe oferta të pëlqyeshme siç gjeta unë.  Hotelin Feliz me 4 yje gati në qëndër, shumë komod dhe i kompletuar. Stafi i sjellshëm dhe dinin të flisnin shumë gjuhe. Taraca ishte me pishin dhe mëngjesi falas. Rreth e qark hotelit kishte parkime falas dhe zona ishte e qet.

Baret që të ofronin “tapas” antipasta tipike spanjolle sipas meje ishin një zgjidhje e mirë për të kosumuar vaktin pasi nuk kushtonin shumë dhe të ofrojnë një mori produktesh.

Nëse keni ndonjë pyetje mjafton të më shkruani në komentet poshtë, po ju lë me galerin e fotove.

Mirutakofshim në horizonte të reja 🙂