Search
E enjte 21 Shtator 2017
  • :
  • :

Gliko arre të mbushura me bajame

IMG_6683

 

Erdhi dhe koha për të përgatitur glikon e arrës.Natyrishtë është një punë e stërzgjatur dhe do shumë durimë por  duke e ditur që përgatitet vetem një herë gjatë vitit ja vlen mundin e sajë.Për përgatitjen e kësaj glikoje duhen arrat e qeshorit kur jan akoma të njoma dhe të vogla.Po ju lë me recetën time.Shpresoj ta pëlqeni.

 

Perberesit 0

 

40 kokrra arra jeshile(të pabëra)

3-4 lugë gëlqere

gjysëm kile bajame të qëruara

pak limontoz

Për sherbetin:

1 lt ujë

1 kg e gjysëm sheqer

disa kokra karafila

1 shkopë kanelle

 

Pergatitja

 

 

Për të përgatitur glikon fillimishtë duhet të vendosni dorezat pasi arrat ju bëjnë pis duke lëshuar një  lënge ngjitës ngjyrë kaf që hiqet me veshtiresi nga duart.Qëroni sipërfaqen e tyre me ndihmën e një qëruese patatesh.Pritini majën duke i bëre pak vendë që ti mbushni me bajame.Futini në një enë të mbuluara me ujë dhe sipër vendosni një pjatë me diçka të rëndë që ti mbajë ato te zhytura poshtë.Ndërrojani ujin çdo ditë për 8-10 ditë.Disa jua ndrojnë ujin dhe tre herë në ditë.

Në ditën e fundit holloni  gëlqeren në 1 litër ujë derisa të shkrijë mirë dhe kullojeni duke ruajtur mënjanë ujin e gëlqeres. Fusni në të arrat dhe lërini  të pushojnë për rreth 2-4 orë.Kaloj koha e pushimit i shpërlahni e ato mirë disa here derisa të nxjerin ujë të pastër.

Vendosini në një tenxhere me ujë derisa ti mbulojë dhe lërini të ziejnë për rreth 10-15 minuta.E  përserisni këtë proçedurë rreth 4-5 herë duke jua ndërruar ujin  në mënyre që arrave tju dali gjithë hidhëtia.Kullojini dhe lerini të ftohen.

Ndërkohe përgatisni sherbetin duke tretur në ujë sheqerin dhe vendoseni të ziejë në zjarrë të avashët per rreth 10 minuta.Shtoni në të dhe pak limontoz.

Kur arrat të jen ftohur,mbushini me një thelpi bajameje.Vendosni arrat te sherbeti i dhe ziejni i në zjarrë të avashët për 40-60 minuta.-shtoni dhe karafilin dhe shkopin e kanellës  të cilet do i eleminoni më pas.Kur të jet gati,vendosini në një enë qelqi ose kavanoza dhe lërini të ftohen plotësishtë.Konsumohen një dite mbrapa përgatitjes së tyre.

IMG_6691

 

 

 

gliko

 

 Ju Bëftë mirë 🙂