Search
E enjte 17 Gusht 2017
  • :
  • :

Gilmore Girls, Rikthimi

15181150_1181209015307077_355027268813345171_n

Mbas 10 vjet pritje, parë e stër pare të 7 episodet krijuesit e tyre vendosin ta sjellin përseri. Kisha planifikuar 1 muaj më  parë këtë fundjavë që kur lajmi u perhap, në 25 do ishte rikthimi i tyre.

Dhe sigurishtë nuk mund të shihet Gilmor Girls para  një filxhani çaji.  Jo mikeshat e mija, para këtij filmi duhet vetëm “junk food”.

Tani mua sma mbante të shkoja më tutje se një pizza të bëshme dhe nje gote verë dhe pasi u sigurova mirë të përzija tim shoq nga shtëpia u ula ta shohë në entuziazëm të plotë dhe zemra te sytë

4 pjesë që zgjasin rreth 1 orë e 40 minuta të para me një frymë në dy ditë.

Një kthimë mbrapsh në kohë , shikon Gilmore Girls dhe kujton vitet e fëmijërisë kur i kaloje para divanit duke u lutur që mos iknin dritat. 4 pjesë ku mendon sa shumë kemi mësuar nga ky film sidomos ne që përtej Adriatikut, (flas pa e kapërcyer atë)…  Ne në  pjesën më të izoluar të Ballkanit e shikonim dhe ëndërronim për jetën, Botën dhe përmisimin e mardhënieve me mamat tona 😛 ndoshta dhe pjesën qe të shihnim mamat me xhinse veshur  një ditë.

Ose të paktën kështu ka qën për mua……

Shikoja Gilmore Girls dhe më dukej vetja e “ditur” mes shoqes  pasi aty dëgjoja tituj librash nga Rory, Dëgjoja personazhe e tituj filmash e fantazoja që bota është më e madhe dhe më e bukur nga ajo që na ofrohej ne.  E ndoshta nga ky film në fëmijrinë time morën dhenë  disa ëndrra që ndoshta sot i kam prekur me dorë por njëra rri akoma pezull dhe sa herë e mendojë e di si e dua.  Kur ju futa botës së ushqimit te une u ndez përsëri llampa e kujtesës. Unë kurrë e mendojë veten një persone që gatuan në një restaurant, nuk dua të kem një restaurant  ku çdo gjë të kthehet në komercializëm, unë dua diçka më afektive…

Doja dhe dua akoma një ambjent si Dragonfly Inn ku në kuzhinë të jem vetë. Dua një ambjent identik si ai me dhoma ku të mirëpres vizitorët, ti ofroj ushqimin e ditës dhe më pas ata të shplodhen  në ambjentet e tij duke dëgjura muzike të mirë, pire verë të shtrenjtë, lexuar libra interesantë dhe ushqyer shëndetshëm me ato që unë do i ofroj.

E ja përse me ketë film unë kam një lidhje kaq afektive, e kisha atëherë dhe vazhdoj ta kem pvrsëri.

Por të kthehemi te fimi  sepse kam mësuar të mos krijoj në mendjen time ide të kota  e të rri me këmbë në tokë…

4 pjesë fantastike që arrijnë kulmin me dialogjet pa sens ndërmjet Rory-t dhe Lorelai-t,  Përsëri  kaq ndryshe dhe po të njëjta, dhe finaljaaaaa! Oh finalja, një mrekulli dhe ndoshta nuk baron me kaq, historia vazhdonë.

Rory është shtatzanë, po me ke?

Më në fund një fundjavë ndryshe 🙂